Secondary Adv

Papunesia gjate pandemise ne Kosove: Hapet aplikacioni per subvencionim te pages

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se ka zhvilluar aplikacionin “Mbështetja e Punësimit” në kuadër të Paketës së Ringjalljes Ekonomike.

 

Administrata Tatimore e Kosovës ka shpjeguar hapat se si qytetarët mund të aplikojnë për të marrë paratë nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike dhe vendimet e Ministrisë së Financave. Subvencionet do të bëhen sipas masave: 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave. Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

 

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike COVID-19, si dhe vendimet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht vendimet për subvencionim sipas masave 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar si dhe 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa”, thuhet në njoftim.

 

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, punëtorët do t’i marrin nga 50 dhe 100 euro për tre muaj. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga korrik/2021 e tutje. Aplikimi bëhet përmes aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së: https://www.atk-ks.org/

 

Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:

 

Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€);

Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

Aplikimi është i hapur nga sot dhe deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

 

Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike./Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/punetoret-qe-humben-vendet-e-punes-gjate-pandemise-hapet-aplikimi-per-subvencionimin-e-pages/)


Më të lexuarat