![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Masa te reja anti-Covid ne Kosove: Cfare ndodh me shkollat dhe restorantet
Disa prej masave të reja që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës nga kjo e hëne janë hapja e çerdheve dhe shkollave me prani fizike.
Gastronomisë i lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllur, por klientëve do t’u kërkohet që të kenë me vete kartelën e vaksinimit ose testin PCR. Kryetarët e komunave sot kanë mbajtur një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar rreth masave të reja anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 27 shtator Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me prezencë fizike, ndërkaq nëpër klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës.
Në klasat ku do të ketë më shumë se 20 nxënës, do të ndahen në grupe. Po ashtu është bërë e ditur se gastronomia do të vazhdojë të punojë me të njëjtin orar, ndërkaq do të lejohet puna brenda hapësirave të lokaleve, me dëshmi të vaksinimit ose me teste përkatëse. Kjo nuk do të vlejë ambientet e jashtme të lokaleve të gastronomisë.
Ministri Vitia informoi Kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 27 shtator 2021:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.
– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.
– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.
– Gastronomia do të vazhdojë me të njejtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë.
– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.
Në këtë takim, nga Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks të veçantë lidhur me fillimin e procesit mësimor. Në të njejtën kohë nga të gjithë u kërkua që të kenë vigjilencë në respektimin e këtyre masave për parandalim të përhapjes së virusit.
Në këtë takim, nga Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks të veçantë lidhur me fillimin e procesit mësimor. Në të njejtën kohë nga të gjithë u kërkua që të kenë vigjilencë në respektimin e këtyre masave për parandalim të përhapjes së virusit.
Në vendimi e fundit të Qeverisë tek masat antiCOVID-19 thuhet shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.
“Ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë. Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00”, thuhet në vendim. Orari i kufizimit të qarkullimit të qytetarëve mbetet i njëjti, pra nga 22.00 deri në ora 05.00./Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/masat-e-reja-ne-kosove-hapen-shkollat-e-cerdhet-kafe-ne-lokale-me-kartelen-e-vaksinimit-ose-testin-pcr/)
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)