![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
Gjykata ne favor te banoreve: E paligjshme leja e ndertimit per ujesjellesin ne Sinec
Banorët e fshatit Lumas kanë fituar një tjetër betejë ligjore kundër bashkisë Kuçovë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Në seancën e radhës, të zhvilluar në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë në Vlorë, ku Bashkia Kuçovë është paditur për dhënie të paligjshme të lejes së ndërtimit për ujësjellësin, palët janë njohur me akt-ekspertimin teknik të inxhinierëve, që ka qenë totalisht në favor të banorëve të Lumasit. Të kontraktuara nga Gjykata Administrative Vlorë, dy inxhinieret: Silva Meçaj dhe Liljana Vllamasi, pasi kanë kryer inspektimet në zonë 3 javë më parë, kanë dorëzuar pranë kësaj gjykate akt-ekspertimin teknik,që konfirmon akuzat për muaj me radhë të banorëve të fshatit Lumas.
Akt-ekspertimi teknik hedh poshtë të gjitha pretendimet e bashkisë Kuçovë në lidhje me nevojat për ujë të pijshëm të fshatrave të Lumasit, pasi konfirmon edhe një herë atë që është thënë me forcë nga banorët e Lumasit,se fshatrat furnizohen me ujë nga 4 ujësjellës. Po kështu, ky akt-ekspertim konfirmon edhe një herë se të gjitha ndërtimet e kryera por edhe ato të parashikuara në projekt prekin Zonën Buferike dhe atë të mbrojtur të Kanionit tê Sinecit.
Sipas akt-ekspertimit teknik, të katërta objektet që po ndërtohen nga firma Salillari janë brenda Poligonit Monument Kulture (Kanioni i Sinecit) dhe brenda Zonës Buferike të Kanionit të Sinecit. Në akt-ekspertimin teknik përcaktohet se,edhe bazamenti ku do të shtrihet tubacioni i ujësjellësit në ndërtim ka prekur Zonën Buferike dhe Kanionin e Sinecit (zonë e mbrojtur). Edhe pretendimet e bashkisë Kuçovë se fshatrat e Lumasit kanë mungesë uji të pijshëm,kanë marrë përgjigje në këtë akt-ekpertim teknik.
Pas inspektimit të kryer në çdo fshat për identifikimin e burimeve të furnizimit me ujë,inxhinieret Meçaj e Vllamasi,kanë dalë me konkluzionin se fshatrat: Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Shegjëz e Vodëz kanë rrjete dhe burime publike (puse nëntokësore) të furnizimit me ujë dhe vetëm dy fshtrat Krekëz e Koritës,me 14 familje në total nuk kanë furnizim publik me ujë të pijshëm.
Akt-Ekspertimi Teknik konkludon se, fshati Lumas garanton furnizimin me ujë për fshatrat Lumas Qendër dhe Lumas 1 nëpërmjet rrjetit publik (dy puseve buzë lumit) dhe nëpërmjet ujësjellësit që mer ujë nga burimi i Sinecit; fshati Pëllumbas furnizohet nga rrjeti publik, me burim furnizimi një pus të ç’puar pranë lumit që përshkon fshatin dhe uji pompohet në rezervuarin që ndodhet në Pëllumbasin e sipërm; fshati Bardhaj furnizohet nga rrjeti publik dhe burimi i furnizimit është një pus i çpuar pranë lumit dhe uji pompohet për në rezervuarin që ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit dhe fshati Vodëz furnizohet nga një pus-çpim pranë lumit që përshkon fshatin dhe uji pompohet në rezervuarin që ndodhet në pjesën e sipërme të fshatit Vodëz.
Pas dorëzimit të këtij akt-ekspertimi,pritet vendimi nga Gjykata Administrative Vlorë në 1 Tetor. Në çështjen civile me nr.akti 1201,të depozituar në 6 Korrik 2021,banorët e Lumasit kanë paditur Bashkinë e Kuçovës për "dhënie të paligjshme të lejes së ndërtimit në zonën e mbrojtur të Sinecit",ndërkohë që e paditur si palë e tretë është edhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit./Burimi: Ora News
Më të lexuarat
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)
![78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare 78 per qind e shqiptareve ne moshe te rritur kane llogari bankare](images/news/llogari bankare 78 perqind shqiptareve.jpg)
![Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit Super tenderet per mirembajtjen e rrugeve, ARRSH 7.3 mld leke per 4 rajonet e vendit](images/news/arrsh 4 tendera mirembajtje rruge.jpg)
![Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend](images/news/policia plan masazh kufizime sezoni turistik.jpg)
![Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet Temperatura rekord, Greqia mbyll atraksionet turistike, shkollat dhe cerdhet](images/news/greqi temperatura rekord mbyllen shkolla.jpg)
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)