![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
Fondi i investimeve, 5 projektet me te financuara nga qeveria ne 2021
Qeveria e Shqipërisë programoi në buxhetin e vitit 2021 një fond rekord investimesh mbi 1 miliardë euro, i cili pati ecuri shumë të dobët deri në fund të gushtit.
Nga 2520 projekte të listuara për financimin në vitin 2020 vetëm, 51 për qind e tyre morën fonde në 8 mujor sipas raportimeve zyrtare nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave. Sipas listës së detajuar projekti më i financuar këtë vit është rindërtimi banesave individuale prej pasojave të tërmetit.
Deri në gusht ishin lëvruar 4,4 miliardë lekë ose 36 milionë euro. investimet në këtë zë zunë 8,8 për qind të totalit të fondeve të shpenzuara në 8 mujori. Nga 108,7 miliardë lekë të programuara për 2021 janë alokuar në janar- gusht, 50 miliardë lekë ose 46 për qind e totalit të fondit të programuar.
Tani kur kanë mbetur 2 muaj e gjysmë nga mbyllja e vitit, qeveria nuk ka bërë ndryshime në buxhet dhe si çdo vit me gjasë 30 % e fondit të përgjithshëm të investimeve do të alokohet me akt normativ.
Projekti i dytë më i financuar ishte “identifikimi elektronik i zgjedhjeve” me 2,3 miliardë lekë (19 mln euro), si rrjedhojë e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në muaji prill. Projekti i tretë më i financuar ishte “Armatime dhe municione për ushtrinë “ me vlerë 1,9 miliardë lekë ose 15 milionë euro.
Projekti i katërt më i financuar ishit shpërndarja e fondeve të BE për subvencionet në bujqësi nga program IPARD me vlerë 1,5 miliardë lekë (12,5 milionë euro). Projekti i pestë më i financuar në 8-mujor ishte koncesioni për ndërtimin e rrugës së Arbrit me vlerë 1,2 miliardë lekë (10 mln eruo).
Lista e detajuar e projekteve tregon se dy projektet nga tre më të mëdha të investimeve me vlerë 34 milionë euro ishin projekti i identifikimit elektronik të zgjedhësve me vlerë 2,3 miliardë lekë dhe blerja e armatimeve dhe municioneve për ushtrinë me vlerë 1,9 miliardë lekë.
Të dy këto projekte kushtuan 4,2 miliardë lekë (35 mln euro) ose 8.3% të totalit të investimeve dhe ndikimi i tyre në punësim dhe në të ardhurat e popullatës është minimal.
Teksa qeveria shqiptare shpalli situatën e emergjencës buxhetore për të përshtatur shpenzimet për përballimin e pasojave të pandemisë, një pjesë të madhe të fondeve i ka çuar në projekte investime dhe koncesione PPP, produktiviteti i të cilave mbetet i diskutueshëm.
Misioni i FMN pasi rishikoi ecurinë e ekonomisë së Shqipërisë e këshilloi qeverinë shqiptare që të rrisë transparencën e shpenzimeve publike, ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen.
FMN këshilloi që mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë./Burimi: Revista Monitor https://www.monitor.al/nga-rindertimi-te-blerja-e-armeve-per-cfare-projektesh-i-shpenzoi-parate-qeveria-deri-ne-fund-te-gushtit/
Më të lexuarat
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)