![Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/artikulll revista elle.jpeg)
Euro peson rritje per te pesten dite rradhazi
Euro fitoi terren në kursin e këmbimit me Lekun për të pestën ditë radhazi ditën e martë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 121.65 Lekë dhe që nga e marta e kaluar ka fituar 0.36 Lekë. Ekspertë të këmbimit valutor nga sektori bankar shprehen se mbiçmimi i Lekut në ditët e fundit mund të lidhet me disa arsye.
Një ndikim të lehtë mund të ketë pasur ankandi i blerjes së valutës që u krye të hënën në Bankën e Shqipërisë. Por, vala e rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimi i mallrave të importit mund të jetë një faktor më i rëndësishëm, që po krijon pritshmëri për rritje të kërkesës për Euro në treg.
Në mënyrë më specifike, një produkt që mund të ndikojë raportet në kursin e këmbimit është energjia elektrike. Vlera e blerjeve të energjisë elektrike nga importi në vazhdim pritet të jetë e lartë, për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të energjisë në bursa.
Kjo ka sjellë rritje të kërkesës për valutë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa pritshmëritë janë sërish për rritje gjatë javëve në vazhdim. Në tërësi, vala e rritjes së çmimeve mund të ketë një impakt të ndjeshëm negative në bilancin tregtar të vendit.
Për muajin shtator, deficiti tregtar u rrit me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për 9-mujorin 2021, deficiti tregtar rezultoi në rritje me 23.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Keqësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë në teori do të ushtrojë presione nënçmuese në kursin e këmbimit të monedhës kombëtare, sidomos kundrejt Euros, që është edhe monedha kryesore në të cilën realizohen importet e vendit.
Në ankandin e programuar që u zhvillua dje, edhe BSH dha një sinjal të lehtësimit të kërkesës për Euro, duke blerë sasi ndjeshëm më të ulët valute krahasuar me ankandet e mëparshme dhe me mesataren e gjysmës së parë të vitit.
Deri tani, kursi i këmbimit në vjeshtën e këtij viti ka shfaqur një ecuri jo shumë të zakonshme krahasuar me sjelljen e tij historike. Zakonisht, në këtë periudhë të vitit Euro ka rifituar pike, pas nënçmimit të zakonshëm sezonal që pëson në muajt e verës.
Një e gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur dhe agjentët e tregut e shpjegojnë me ofertën e lartë të Euros në treg. Vetëm në javën e fundit Euro po jep sinjale forcimi ndaj Lekut, megjithatë, deri tani revanshi i Euros në kursin e këmbimit ngelet i kufizuar.
Kursi i këmbimit Euro Lek është 2.25 pikë ose rreth 1.8% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aktualisht, kursi është afërsisht në të njëjtat nivele me fillimin e muajit gusht, që zakonisht shënon momentin më të favorshëm për Lekun në kursin e këmbimit me Euron.
Megjithatë, vala e rritjes së çmimeve duket se mund t’i ndryshojë disi perspektivat e kursit të këmbimit në afatin e shkurtër, duke favorizuar pritshmëritë për një mbiçmim të Euros kundrejt Lekut./Burimi: Revista Monitor https://www.monitor.al/euro-po-forcohet-e-ndikuar-nga-rritja-e-cmimeve-te-importit-dhe-blerja-e-energjise/
Më të lexuarat
![Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, nje perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/artikulll revista elle.jpeg)
![Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19 Shteti amerikan padit Pfizer per pretendimet mashtruese te vaksines Covid-19](images/news/padia per fizer nga us.jpg)
![Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore Turistet nxisin kerkesen, por po rriten importet e ushqimeve me ritme dy shifrore](images/news/rritja turistwvee importee.jpg)
![Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s Vijojne punimet ne uren e Bilces ne Berat, Rama: Kthehet ne lagje me vete e qytetit te UNESCO-s](images/news/ura e bilcesss punimettt.jpg)
![Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne Rruga e Arbrit, perfundon gjysma e kohes se koncesionit, punimet ende vazhdojne](images/news/rruga arbrit punimet koncesioni.jpg)
![Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke Me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit, ne 5 muaj u arketuan 287 mld leke](images/news/buxheti shtetit arketimet 5 mujor.jpg)
![Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind Eksportet i rikthehen renies ne maj, bien me 12.4 per qind](images/news/eksporte serish renie maj 2024.jpg)
![Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027 Ligji i ri per token, dixhitalizimi i kartelave te pasurive te paluajtshme perfundon ne 2027](images/news/ligji pronat kartelat 2027.jpg)
![Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta Rama: Tuneli i Llogarase hapet me 5 korrik, Dukat-Palase per 7 minuta](images/news/tuneli llogarase hapet 5 korrik.jpg)
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)