![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
Euro peson rritje per te pesten dite rradhazi
Euro fitoi terren në kursin e këmbimit me Lekun për të pestën ditë radhazi ditën e martë.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 121.65 Lekë dhe që nga e marta e kaluar ka fituar 0.36 Lekë. Ekspertë të këmbimit valutor nga sektori bankar shprehen se mbiçmimi i Lekut në ditët e fundit mund të lidhet me disa arsye.
Një ndikim të lehtë mund të ketë pasur ankandi i blerjes së valutës që u krye të hënën në Bankën e Shqipërisë. Por, vala e rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimi i mallrave të importit mund të jetë një faktor më i rëndësishëm, që po krijon pritshmëri për rritje të kërkesës për Euro në treg.
Në mënyrë më specifike, një produkt që mund të ndikojë raportet në kursin e këmbimit është energjia elektrike. Vlera e blerjeve të energjisë elektrike nga importi në vazhdim pritet të jetë e lartë, për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të energjisë në bursa.
Kjo ka sjellë rritje të kërkesës për valutë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ndërsa pritshmëritë janë sërish për rritje gjatë javëve në vazhdim. Në tërësi, vala e rritjes së çmimeve mund të ketë një impakt të ndjeshëm negative në bilancin tregtar të vendit.
Për muajin shtator, deficiti tregtar u rrit me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për 9-mujorin 2021, deficiti tregtar rezultoi në rritje me 23.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Keqësimi i pozicionit të jashtëm të ekonomisë në teori do të ushtrojë presione nënçmuese në kursin e këmbimit të monedhës kombëtare, sidomos kundrejt Euros, që është edhe monedha kryesore në të cilën realizohen importet e vendit.
Në ankandin e programuar që u zhvillua dje, edhe BSH dha një sinjal të lehtësimit të kërkesës për Euro, duke blerë sasi ndjeshëm më të ulët valute krahasuar me ankandet e mëparshme dhe me mesataren e gjysmës së parë të vitit.
Deri tani, kursi i këmbimit në vjeshtën e këtij viti ka shfaqur një ecuri jo shumë të zakonshme krahasuar me sjelljen e tij historike. Zakonisht, në këtë periudhë të vitit Euro ka rifituar pike, pas nënçmimit të zakonshëm sezonal që pëson në muajt e verës.
Një e gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur dhe agjentët e tregut e shpjegojnë me ofertën e lartë të Euros në treg. Vetëm në javën e fundit Euro po jep sinjale forcimi ndaj Lekut, megjithatë, deri tani revanshi i Euros në kursin e këmbimit ngelet i kufizuar.
Kursi i këmbimit Euro Lek është 2.25 pikë ose rreth 1.8% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aktualisht, kursi është afërsisht në të njëjtat nivele me fillimin e muajit gusht, që zakonisht shënon momentin më të favorshëm për Lekun në kursin e këmbimit me Euron.
Megjithatë, vala e rritjes së çmimeve duket se mund t’i ndryshojë disi perspektivat e kursit të këmbimit në afatin e shkurtër, duke favorizuar pritshmëritë për një mbiçmim të Euros kundrejt Lekut./Burimi: Revista Monitor https://www.monitor.al/euro-po-forcohet-e-ndikuar-nga-rritja-e-cmimeve-te-importit-dhe-blerja-e-energjise/
Më të lexuarat
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)