Pensionet nuk rriten por pensionistet do marin bonusin e vitit te Ri
Ministrja e Financave u shpreh pas mbledhjes së qeverisë se në buxhetin e vitit 2022 nuk parashikohet rritje e pensioneve, por garantoi paketën e bonusit të Vitit të Ri.
“Prej vitesh bonusi i pensioneve në fund të vitit është bërë një rregull, ndonëse është konsideruar si bonus prej periudhës që kemi qeverisur. Nga viti i ardhshëm nuk do të jetë një pikëpyetje por zë buxhetor i planifikuar në vitet në vijim.
Gjithashtu dua të rikujtoj që cdo vit bëjmë një indeksim të pensioneve që shkon në linjë me normën e inflacionit dhe cdo vit parashikohet si rritje e pensioneve natyrale me indeksimin e inflacionit duke mbrojtur pensionistët nga rritja e çmimeve gjithashtu edhe bonusi i përvitshëm” tha ajo.
Po a do të ketë rritje të taksave vitin e ardhshëm? “Buxheti nuk parashikon rritje të taksave, por rritje natyrale të tyre duke shfrytëzuar mirë administrimin fiskal dhe duke shfrytëzuar sa më mirë këto potenciale që kemi” tha ministrja e Financave./Burimi: Abcnews.al