Bashkia nis punimet per Bulevardin e ri te Tiranes
Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për zgjatjen e bulevardit kryesor të Tiranës. Mësohet se Bulevardi “Zogu I” i kryeqytetit do të zgjatet drejt Paskuqanit. Edhe më herët kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, ishte shprehur se projekti për zgjatimin e bulevardit do të rifillonte.
Përplasjet e nisura në vitin 2013-t mes Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë kanë marrë fund. Nga dita e djeshme punimet për ndërtimin e bulevardit të Paskuqanit kanë rinisur dhe po rregullohen pjesët anësore të tij. Bashkia e Tiranës ka konfirmuar se projekti i vjetër do të ketë disa ndryshime me qëllimi shmangjen e betonizimi dhe gjelbërimin e të gjithë zonës.“Do të ketë një rikthim të ri të bulevardit të Tiranës, duke e zgjatur atë me më shumë hapësira të gjelbëruara dhe larg betoneve” –u shpreh Kryebashkiaku Erion Veliaj pak muaj më parë.
Bulevardi pritet të sjellë një zhvillim për zonën e Paskuqanit si dhe rihapjen e rrugëve të reja për qarkullimin e makinave.Banorët që do tu prishen shtëpitë e kanë kundërshtuar me forcë ndërtimin e bulevardit, duke kërkuar nga bashkia dhe qeveria një vlerë më të lartë kompensimi. Në vitin 2013 qeveria ka përcaktuar fondet që do të marri çdo familje, por sipas tyre, shpërblimi është shumë i ulët në krahasim me atë që kanë investuar.Ende nuk ka një afat se kur do të përfundojë ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës. Kostoja e punimeve të Projektit të Bulevardit të Tiranë është 26 milion euro.