Secondary Adv

Bizneset, afat deri ne 31 dhjetor per vetedeklarimin e mallit pa fature

Të gjitha bizneset që disponojnë mall pa faturë tashmë do ta kenë edhe një shans nga qeveria shqiptare për ta deklaruar.Vendimi i cili u vjen në ndihmë kryesisht bizneseve të vogla, pritet të miratohen në seancën e sotme parlamentare.


Sipas këtij vendimi, i cili u njoftua nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe një ditë më parë në faqen e tij në fb, të gjithë ata që kanë mall pa faturë, mund ta vetëdeklarojnë atë deri më datën 31 dhjetor me çmimin real dhe të vijojnë punën rregullisht.


“Zgjidhje e rëndësishme për mallrat pa faturë. Votohet nesër. Një tjetër zgjidhje për biznesin e vogël kryesisht.Mos mbyllni qepenat e dyqanit apo magazinës me mall pa faturë.Vetëdeklaroni mallin me anë të një autofature me çmimin real dhe vijoni punën rregullisht.Per cdo tregtar qe gjate ketyre diteve me ka shkruar mbi problemin e mallrave pa fature qe disponon;Deputetet e maxhorances ne Komisionin e Ekonomise, pas diskutimeve te gjata me Qeverine, vendosen qe me ligj te japin kete zgjidhje:

Ne nenin 16 te projektligjit, shtohet pika 5 me kete permbjatje:Perjashtimisht per tatimpaguesit te cilet me vullnetin e tyre bejne vetdeklarimin e mallit qe kane gjendje pa dokumenta tatimore, me ane te nje autofature brenda dates 31.12.2015, nuk do te zbatohen penalitetet e percaktuara ne piken 1, 2 dhe 4 te ketij neni.Procedurat e vetdeklarimit te mallrave gjendje nga tatimpaguesi percaktohen me Udhezim te Ministrit te Financave.


Tatimpaguesit nuk perfitojne nga kjo dispozite nese shkelja sipas pikes 1, 2 dhe 4 te ketij neni eshte konstatuar me pare nga administrata tatimore.Pra, kushdo që disponon mall pa fatyrë në dyqanin, magazinën, ndërmarrjen e tij, të mos ulë qepenat por të vetëdeklarojë mallin përmes një autofature, me çmimin real të tregtimit dhe të vijojë aktivitetin e tij. Bëjeni para se këtë shkelje ta gjejnë tatimorët dhe para datës 31.12.2015”.


Më të lexuarat