Kosova nis nga neser aplikimin e dozes se trete te vaksines
Nga nesër do të fillojë aplikimi i dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit.
Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Ndërsa doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues.
Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dozën përforcuese dhe dozën e tretë mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura.
Njoftimi:
MSh vendos për dhënien e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Komiteti për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur dje, ka vendosur që duke filluar nga nesër të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në popullatë.
Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë.
Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë 2 dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues.
Doza e 3 jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë. Dozën përforcuese mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare sipas intervaleve kohore për dozat e lartë cekura. Qytetarët do njoftohen për datat e vaksinimit përmes SMS, emaili dhe njoftimeve publike.
Duke konsideruar që vaksinimi është mënyra më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës, MSH u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të shfrytëzojnë qendrat dhe ekipet mobile të vaksinimit kudo në Kosovë për t’u vaksinuar sa më parë kundër COVID-19./Burimi: Balkanweb