Secondary Adv

Gastronomia ne Kosove kunder masave, paralajmerojne protesta

Masat anti-COVID-19 të vendosura së fundmi nga Qeveria e Kosovës kanë ngritur sërish pakënaqësitë dhe kanë rritur revoltën e gastronomëve.

 

Gastronomët po kërkojnë subvencionim të pagave të punëtorëve, për çka thonë edhe se klubet e natës dhe sallat e dasmave janë mbyllur tash e sa kohë e po trajtohen si të burgosur. Meqë kërkesat e tyre nuk po realizohen, atëherë ata paralajmërojnë protesta.

 

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vrainca tha se duhet të bëhet ligj i ri që ndryshon politikat fiskale. Nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, atëherë ata së shpejti do të protestojnë.

 

Ai në një intervistë për KosovaPress tha se nga Qeveria e Kosovës është dashur një mbështetje më e madhe ndaj gastronomeve dhe bizneseve në përgjithësi pasi që kanë ishin të mbyllura po thua se për një vit.

 

“Nëse shohim që tre muaj kemi një gjendje epidemiologjike stabile, me procesin e vaksinimit, ani pse kemi filluar të fundit jemi të parët në rajon të cilët jemi në procesin e vaksinimit të shembull, kjo do të thotë nuk është shfrytëzua.

 

Nëse nuk ka pasur mundësi një mbështetje financiarë është dashur një mbështetje e liberalizimit të ekonomisë dhe funksionimit më të gjerë të gastronomisë në këtë rast, sepse po shohim që është shumë vështirë, sepse klubet e natës dhe sallat e dasmave, të cilat janë pjesë e domenit të gastronomisë, po mbahen.

 

Nëse shohim në total për 19 muaj të mbyllura dhe po trajtohen si një i burgosur, të cilëve nuk u sigurohet as bukë as ujë. Do të thotë as gjërat elementare nuk janë siguruar nga ana e shtetit”, ka shtuar ai.

 

Vrainca ka potencuar se qeveria duhet të veprojë si trung e jo si degë e veçantë dhe se duhet t’i gjejë gjitha mundësitë që kur të ka mbyllje duhet të ketë edhe mbështetje financiare. Ai po thekson se duhet të bëhet një ligj i ri që ndryshon politikat fiskale që i lehtëson gastronomisë të bërit biznes. 

 

“Nëse nuk munden pse nuk po i hapin, çfarë po mendojnë të bëjnë me këta dy sektorë, duan t’i shuajnë, është një situatë e jashtëzakonshme andaj edhe revolta e gastronomeve është rritur shumë, po i shohim të gjithë, ne pa përjashtim, Oda e Hotelierëve të Kosovës, është duke paralajmërua një lloj të protestës.

 

Prej fillimit të pandemisë COVID-19, Vrainca thotë se nuk e kanë takuar asnjëherë të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

 

Kujtojmë që sipas masave të reja të Qeverisë që hynë në fuqi më 6 dhjetor kundër pandemisë Covid-19, gastronomia lejohet të punojë nga pra 05:00 deri në orën 23:00 të darkës, kurse sa i përket muzikës ajo lejohet vetëm deri në orën 21:30./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat