Secondary Adv

Rritet qarkullimi i bizneseve, kryesojne ndertimi dhe supermarketet e medha

Shifra e afarizimit, që është treguesi më i hershëm i ecurisë së aktivitetit ekonomik, tregon për një gjallërim të qarkullimit të bizneseve në tremujorin e dytë të vendit, të ndikuar nga përshpejtimi punëve publike para zgjedhjeve dhe zgjerimi i aktivitetit të supermarketeve të mëdha (Conad e Carrefur).


Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum pasqyron rritje prej 4,1 % në aktivitetet ekonomike të mbuluara në anketë, krahasuar me tremujorin e dytë 2014, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Ky ndryshim në të njëjtin tremujor të vitit 2014 ishte me rritje 3 %. Në këtë rritje ndikuan kryesisht aktivitetet që kryhen në sektorët “Tregti” me 7,8 % dhe “Ndërtim”, me 11,8 %. Monitor ka mësuar se faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e ndërtimit janë punët publike, ndërsa në tregtinë me shumicë e kanë dhënë efektin supermarketet e mëdha.


Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e dytë 2015, paraqitet me rritje prej 13,8 % krahasuar me tremujorin e parë 2015. Në këtë rritje ndikuan kryesisht aktivitetet që kryhen në sektorët “Tregti” me 13,6 %, “Industri përpunuese” me 26 %, dhe “Ndërtim” dhe 25,4 %. Ndër sektorët e tjerë, industria, komunikacioni dhe transporti janë ato që kanë shënuar rënie, ndërsa shërbimet, hotelet, agjencitë e udhëtimit etj rezultojnë me rritje.


Bie industria
Në tremujorin e dytë 2015, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Industri” (përfshirë Industri nxjerrëse dhe përpunuese) ka rënë 1,5 % krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Ndikimin kryesor e jep aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 30,9 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimore, aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” paraqitet me rritje 22,8 %, ndërkohë aktiviteti “Industri përpunuese” me rritje 13,2 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në aktivitetin “Industri”, paraqitet me rritje 23 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Në këtë rritje ka ndikuar kryesisht aktiviteti “Industri përpunuese” me 26 %.


Aktiviteti “Industri nxjerrëse” shënoi rritje me 14,6 % dhe aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” shënoi rritje me 5,1 %. Krahasuar me tremujorin e dytë 2014, ndryshimi vjetor i volumit të prodhimit industrial në “Industri” shënoi një rënie prej 1,2 %. Ndikimin kryesor e jep aktiviteti “Industri nxjerrëse” me një rënie prej 18,9 %.


Ndërsa, aktiviteti “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” shënoi rritje me 20,2 % dhe aktiviteti “Industri përpunuese” shënoi rritje me 16,8 %. Gjatë tremujorit të dytë 2015, ndryshimi tremujor i volumit të prodhimit industrial shënoi një rritje me 19 % krahasuar me tremujorin paraardhës, ku ndikimin më të madh e ka dhënë “Industri përpunuese” me 31,5 %. Referuar të njëjtës periudhë krahasimore, volumi i prodhimit shënoi rënie në aktivitetin “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” me 1 % dhe aktivitetin “Energji elektrike, gaz, avull” me 0,1 %.


Ndërtimi, rritje e ndjeshme nga punët publike
Në aktivitetin “Ndërtim”, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në tremujorin e dytë 2015 paraqet një rritje prej 11,8 % krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Volumi i ndërtimit paraqet rritje prej 22,7 % krahasuar me të njejtën periudhë. Në tremujorin e dytë 2015, ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, paraqet rritje prej 25,4 % krahasuar me tremujorin e parë 2015, ndërkaq volumi i ndërtimit është rritur me 27,8 % gjatë së njëjtës periudhë. Efektin më të mëdh në rritjen e ndërtimit duket se e kanë dhënë punët publike, që përshpejtuan ritmin përpara zgjedhjeve lokale, ndërsa aktiviteti privat mbetet i vogël për shkak të bllokimit të lejeve të ndërtimit dhe maturimit të sektorit. (shënim i Monitor),


Rritet tregtia me shumicë, ndikojnë supermarketet
Në tremujorin e dytë 2015, ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Shërbime” është rritur 4,4 % krahasuar me tremujorin e dytë 2014, ndikuar kryesisht nga aktivitetet “Tregti me shumicë” me 9,3 %, “Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike” me 24,9 % dhe “Agjenci udhëtimi” me 11 %. Në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me tremujorin e parë 2015, ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetin “Shërbime” është rritur 13 %. Në këtë rritje kanë ndikuar kryesisht aktivitetet “Tregti me shumicë” me 16,4 % dhe “Transport dhe magazinim” me 16,3 %.
Në tremujorin e dytë 2015, ndryshimi vjetor në aktivitetet “Shërbime” ka një rritje të numrit të të punësuarve me pagesë me 7,3 %. Kontributin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë kryesisht aktivitetet “Tregti me shumicë” me 20,3 % dhe “Informacion dhe komunikacion” me 7 %. Efektin kryesor në gjallërimin e tregtisë me shumicë rezulton ta kenë dhënë dy zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve Conad dhe Carrefour. Ky i fundit ka pasur përmirësime në furnizim pas ndryshimit të pronësisë në prill të këtij viti.


Aktiviteti Hoteleve në rritje 14%
Në aktivitetin “Hotele”, ndryshimi vjetor i shifrës së afarizmit në volum, paraqet rritje me 14 % në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Në tremujorin e dytë 2015, në aktivitetin “Hotele”, krahasuar me tremujorin e parë 2015, indeksi i shifrës së afarizmit në volum paraqet rritje 63,9 %.


Tregti me pakicë dhe shumicë
Ndryshimi vjetor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2014, aktiviteti “Tregti me shumicë” paraqet rritje 9,3 % dhe aktiviteti “Tregti me pakicë dhe shumicë dhe riparimi i automjeteve e motoçikletave” paraqet rritje me 6,7 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, aktiviteti “Tregti me shumicë” paraqet rritje 16,4 % dhe aktiviteti “Tregti me pakicë dhe shumicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave” paraqet rritje me 3,2 %, në tremujorin e dytë 2015 në krahasim me tremujorin parë 2015.


Bie Informacioni dhe Komunikacioni
Në aktivitetin “Informacioni dhe Komunikacioni”, indeksi i shifrës së afarizmit në volum është ulur 21 % në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum në aktivitetet “Informacioni dhe Komunikacioni” paraqet rënie 2 % krahasuar me tremujorin e parë 2015.


Tkurret transporti
Në aktivitetin “Transport dhe magazinim”, shifra e afarizmit në volum ka shënuar rënie me 34 %, në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Në aktivitetin “Postë”, indeksi i shifrës së afarizmit në volum krahasuar me tremujorin e dytë 2014 paraqet rritje 16,4 %. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum, në aktivitetet “Transport dhe magazinim”, përfshirë dhe aktivitetin “Postë” ka shënuar rritje 16,3 %. Në aktivitetin “Tranport hekurudhor”, indeksi i shifrës së afarizmit në volum krahasuar me tremujorin e parë 2014 paraqet rritje 20,5 %.


Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike
Indeksi i shifrës së afarizmit në volum në “Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike” rritet 24,9 % në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum paraqet rritje me 28 % krahasuar me tremujorin paraardhës.


Agjencitë e udhëtimit me rritje 11%
Në aktivitetin “Agjenci udhëtimi”, shifra e afarizmit në volum rritet 11 % në tremujorin e dytë 2015 krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum paraqet rritje 0,6 % krahasuar me tremujorin paraardhës./Monitor


Më të lexuarat