Konkurrueshmeria Globale 2015-2016, Shqiperia e 93, ngjitet me dy vende
Forumi Ekonomik Botëror ka publikuar raportin e fundit të Konkurrueshmërisë Globale (2015-2016), sipas të cilit, në sitën e 140 ekonomive botërore, Shqipqëria renditet e 93-ta, më dy vende përmirësim krahasuar me raportin e mëparshëm.
Studimi i FEB është një ndër vlerësimet më të plota dhe komplekse të ekonomive kombëtare. Sipas këtij raporti, Zvicra vijon të ruajë vendin e parë, e ndjekur nga Singapori dhe SHBA, ndërsa në vend të fundit është Guinea.Shqipëria, renditet në vendin e 93, nga i 95-i që ishte në raportin e një viti më parë, duke lënë pas vetëm Serbinë që është në vendin e 94.
Më mirë në rajon paraqitet Maqedonia në vendin e 60, me përparime të dukshme me 10 vende më lart dhe më pas, Mali i Zi në vendin e 70, ndonëse me një rënie prej 3 vendesh krahasuar me raportin e mëparshëm. Bosnja dhe Hercegovina renditet e 111-ta, nivel më i ulët në rajon.Sipas raportit, nënindeksi i shqyrtuar ku Shqipëria paraqitet me renditjen më negative është ai inovacionit dhe mjedisi makroekonomik, ku jemi në vendin e 118.
Analiza sipas shtyllave kryesore: • infrastruktura: 88 • institucionet: 84 • shëndeti dhe edukimi: 52 • eficensa e tregjeve të të mirave: 97 • eficensa e tregut të punës: 97 • zhvillimi i tregjeve financiare: 118