IPA 2, Shqiperia dhe Mali i Zi, 11 mln e 900 mije euro per turizmin
11 milionë e 900 mijë euro i janë besuar Shqipërisë dhe Malit të Zi për vitet 2014 – 2020 nga Bashkimi Europian.Programi i bashkëpunimit ndërkufitar “IPA 2” do të ketë si fokus turizmin, mbrojtjen e ambjentit, punësimin etj.
Paralelisht në takimin e zhvilluar në Shkoder nga ministria e Integrimit, që është edhe një prej qarqeve përfituese së bashku me Lezhën, u shpalosen edhe arritjet e fazës së parë 2007 – 2013.2 shtetet janë përfituese të barabarta fondesh nga totali prej mbi 11 milion eurove dhe në total përfshihet një popullsi prej 749 mijë banorësh. Programet e përbashkëta mes dy vendeve tona prekin edhe “Alpet e Shqipërisë” një nga perlat e turizmit.
1 mln euro per Alpet Shqiptare Komisioni i Ligjeve miratoi marrëveshjen për grantin 1 milion euro që do të përdoret për studimin e ndërhyrjeve që duhen bërë në zonën e Alpeve në veri të vendit, që vlerësohet si zonë me potencial turistik me rritje të shpejtë.
Projekti do të zgjasë 18 muaj dhe përfshin 4 njësi vendore. Zona e Alpeve në Shqipëri vlerësohet si një zonë me potencial turistik që po njeh rritje të shpejtë. Të dhënat zyrtare dëshmojnë për rritjen me 25 herë të numrit të turistëve në këtë zone. Ndaj ky fond do të përdoret për evidentimin e potencialit real të zonës, për hartimin e planit vendor, për evidentimin e nevojës për investime infrastrukturore si dhe për një strategji marketingu për zhvillimin e një aktiviteti konkurrues turistik.