Secondary Adv

Pazari i Ri, Bashkia nis me 7 tetor punimet per shnderrimin ne pedonale

Projekti për shndërrimin e Pazarit të Ri në një pedonale pritet të vihet në zbatim më 7 tetor. Kjo ka sjellë edhe pakënaqësinë e tregtarëve të cilët janë të detyruar të zhvendosin tezgat e tyre në sheshin “Avni Rustemi”.

 


Por në një intervistë për Ora News përgjegjësi i tregjeve publike në Pazarin e Ri, Shkëlqim Dervishi sqaron se kjo është një situatë provizore dhe se projekti i ri i Bashkisë synon t’i shndërrojë tregjet me standarte europiane.Bashkia e Tiranës pritet të nisë në 7 tetor zyrtarisht punimet për ta shndërruar tregun e Pazarit të Ri, në pedonale. Hartimi i planit të ndërtimit ka bërë që tregtarët të zhvendosin përkohësisht tezgat e tyre në sheshin “Avni Rustemi”, apo siç shprehen ata në qiell të hapur.Por përgjegjësi i tregjeve publike në Pazarin e Ri, Shkëlqim Dervishi, sqaron se vendimi për shpërnguljen tregtarëve është i përkohshëm.

 


 “Ky projekt do të bëhet pjesë-pjesë me idenë që njerëzit të mos i lëmë pa punë. Me të mbaruar pjesa nga merkatoja e mishit, banjot, tregu i mulletëve që ne e quajmë këtu dhe lapidari. Atëherë mbaron ajo, do spostojmë pjesën tjetër të tregut që quhet sheshi “Avni Rustemi”, edhe ato në ato kushte për aq kohë sa të mbarojë i gjithë projekti deri te sheshi “Avni Rustemi”.Punimet për rijetëzimin e Pazarit të Ri në kryeqytet do të zjasin 6 muaj dhe inspektorët e Bashkisë së Tiranës kanë zbarkuar në terren për të kryer studimin.


Më të lexuarat