![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Mbi 107 mln euro fitimi i bankave ne Kosove ne 2021
Më shumë se 107 milionë euro është profiti i pastër neto i bankave komerciale që operojnë në Kosovë vetëm gjatë periudhës janar- nëntor 2021.
Gjatë 11 muajve të hyrat e bankave ishin 292,5 milionë euro, shpenzimet 184,9, fitimi i pastër 107.5 milionë euro, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte dukshëm më i ulët 70,8 milionë euro.
Deri në nëntor të 2021, bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë pasur fitim të pastër gjithsej 107.5 milionë euro. Kështu, vetëm në muajin nëntor, ato realizuan profit neto prej 7.4 milionë eurove më shumë sesa një muaj më herët, pasi në fund të muajit tetor fitimet e tyre neto ishin në vlerën e 100.1 milionë eurove.
Në bazë të raportit mujor të sistemit financiar të BQK, thuhet se në muajin nëntor 2021, sektori bankar ka shënuar të hyra në vlerë të gjithsej 292.5 milionë eurove, nga të cilat 205.9 milionë ishin të hyra vetëm nga interesi, ndërkohë shpenzimet operative të bankave në nëntor kapën vlerën prej 184.9 milionë eurove.
Tutje në këtë raport theksohet se depozitat e qytetarëve arritën në 4,672.3 miliardë euro, prej të cilave 3,253.8 ishin depozita të ekonomive familjare, 876.3 milionë euro ishin depozita të korporatave jo financiare dhe 209 milionë të korporatave tjera financiare.
Krahas depozitave, kreditë në sektorin bankar në këtë periudhë arritën në 3,696 miliardë euro, ku për ekonomitë familjare janë lëshuar kredi në vlerë të 1,384.8 miliardë eurove, kurse për korporatat jo financiare u lëshuan kredi në vlerë të gjithsej 2,299.9 miliardë eurove.
Norma efektive e interesit në kredi gjatë muajin nëntor të 2021-tës ishte 5.6%, ku për ekonomitë familjare ishte 6.0%, për kreditë konsumuese 6.4% dhe për kreditë hipotekare 4.8%.
Po ashtu në këtë periudhë, vlera e gjithsej aseteve të bankave në Kosovë ishte 5 miliardë e 794 mijë e 300 euro. Ndryshe, numri i bankave që funksionojnë në Kosovë aktualisht është njëmbëdhjetë (11), prej të cilave nëntë banka janë me kapital të huaj dhe vetëm dy banka janë me kapital vendor.
Gjatë kësaj periudhë kohore me fitim rekord parfumuan edhe Institucionet Mikrofiannciare, ku sipas BQK-së fitimi i pastër i tyre vetëm për 11 muaj ishte 12.9 milionë euro, deri sa vitin paraprak e kishin mbyllur me 1,1 milionë euro humbje.
Edhe kompanitë e sigurimeve që operojnë në vendin tonë gjatë periudhës janar-nëntor 2021 e kanë përmbyllur më 5,9 milionë euro fitim, deri sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak kishin regjistruar një profit prej 4,9 milionë euro.
Në Kosovë operojnë 11 banka komerciale – nëntë nga to me kapital të huaj dhe dy vendore. Shumica e bankave komerciale që operojnë në tregun e Kosovës operojnë edhe në vendet e rajonit.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/bankat-ne-kosove-per-11-muaj-fituan-mbi-107-milione-euro/
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)