Secondary Adv

Policia mbylli rruget, mijera shofere te bllokuar ne Fushe-Kruje dhe Rinas

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyib Erdogan ka filluar vizitën e tij disa orëshe në Shqipëri.

 

Ai u prit nga kryeministri Rama dhe truproja e nderit. Në ceremoninë e mbajtur në Rinas u kënduan himni turk dhe ai shqiptar dhe më pas Rama dhe Erdogan prezantuan njëri-tjetrin me ministrat dhe delegacionet respektive.

 

Policia ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie me rastin e vizitës së Erdogan në Shqipëri duke bllokuar të gjitha rrugët përreth aeroportit të Rinasit.

 

Kjo ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në disa akse në trekëndëshin Tiranë-Vorë-Laç ku mijëra makina kanë mbetur tashmë në rrugë në pritje të largimit të Presidentit turk nga vendi ynë në mënyrë që policia të lirojë rrugët./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat