![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Turqia rekord investimesh ne Shqiperi, e pesta ne bote
Turqia është një nga partnerët strategjik të Shqipërisë, jo vetëm në aspektin politik por edhe në atë ekonomik, ku shkëmbimet tregtare dhe investimet janë në rritje.
Sipas të dhënave të BSH për vitin e kaluar deri në shtator stoku i investimeve turke kishte arritur në 2.025 miliardë euro. Për stokun e investimeve Turqia vjen pas Zvicrës, Kanadasë, Holandës dhe Italisë. Ndërkohë sipas të dhënave vetëm në 9 muaj të vitit të kaluar, Turqia ka investuar në Shqipëri 63 milionë euro.
Por ku qëndron impakti i shtetit turk në ekonominë e Shqipërisë?
Në fund të vitit 2020, në vend operonin 277 ndërmarrje me pronarë turq dhe 80 ndërmarrje me bashkëpronarë shqiptar. Pra në total ishin 357 ndërmarrje, që lidheshin me shtetin Turk.
Fokusi i investitorëve turk ka qenë i përqendruar më shumë në sektorin e industrisë përpunuese, nxjerrëse dhe energji.
Sipas të dhënave të INSTAT, 25,9% janë në sektorin e industrisë përpunuese, 20.3% në industrinë nxjerrëse, më pas 19,0% në energji elektrike dhe uji, 18,0% në transport dhe komunikacion, më pas renditet akomodimi dhe restorantet me 9,1%, ndjekur nga ndërtimi me 7,9%, dhe në fund është tregtia me 5,1%.
Për numrin e ndërmarrjeve të huaja dhe me bashkëpronar shqiptar që operojnë në Shqipëri, Turqia renditet e 4-ta pas Italisë, Greqisë dhe Kosovës.
Marrëdhëniet mes shteteve janë forcuar më shumë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku qeveria turke mori përsipër të ndërtojë banesat në Laç, ndërsa gjatë pandemisë ndërtoi spitalin rajonal të Fierit dhe ka restauruar Xhaminë Ethem Beu, e pritet të inaugurohet edhe Xhamia e Namazgjasë.
Inaugurimi i xhamisë së Et’hem Beut shënon fundin vizitës disa orëshe të presidentit turk Erdogan në Shqipëri. Ardhja e Erdogan në vendin tonë kishte si qëllim kryesor për të dorëzuar çelësat e shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Një lagje e re me 522 banesa që kushtuan 42 mln euro, të financuara nga Turqia, e që për Erdogan shërbejnë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy palëve. Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij.
Më pas, ai iu drejtua kryeministrisë, ku mbajti një konferencë për mediat në të cilat tha se vendi ynë duhet të marrë masa kundër organizatës ‘FETO’ e ndërsa së bashku me Ramën thanë se marrëdhënia mes dy vendeve nuk duhet të jetë shqetësuese për SHBA-BE.
Në fund, Erdogan përshëndeti deputetët e Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse në Kuvend dhe në fund, inauguruan xhaminë Et’hem Beu në Tiranë.
Stoku i investimeve sipas shteteve
Zvicër 5.1 mld euro
Holandë 4.2 mld euro
Kanada 3.4 mld euro
Itali 2.8 mln euro
Turqi 2 mld euro/Burimi: Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)