Rritja e infektimeve, Greqia miraton dozen e katert te vaksines
Greqia ka miratuar dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19 për një grup të caktuar të popullsisë.
Komiteti Kombëtar i Vaksinimit në vend vendosi që duke nisur nga 20 janari personat me imunitet të kompromentuar mund të vaksinohen me dozën e katërt. Kjo e fundit duhet të administrohet tre muaj pas dozës së fundit dhe do t’u jepet personave me imunitet të komprometuar që janë mbi 12 vjeç.
Kryetarja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, duke iu referuar plotësimit të 1 viti nga fillimi i vaksinimeve në vend dhe dy vjet nga infeksionet në Wuhan të Kinës, u shpreh se tashmë është vërtetuar se administrimi i vaksinave ka një kontribut të çmuar, për të parandaluar vdekjet nga Covid-19.
Ai gjithashtu raportoi se një studim i fundit tregoi se aftësia neutralizuese e antitrupave tek fëmijët ishte e njëjtë me atë të të rriturve, ndërsa kapaciteti qelizor ishte dyfishi i aftësisë së të miturve./Burimi: abcnews.al