![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Pas pagave Tatimet kontrolle per kompanite e naftes dhe energjise
Për 2022 përveç aksionit kundër informalitetit në paga, administrata tatimore pritet ndërmarrë edhe kontrolle në sektorin e energjisë dhe hidrokarbureve.
Vëmendja e tatimorëve në luftën kundër informalitetit do të përqendrohet edhe për trajtimin e sektorëve të tjerë apo tatimpaguesish në varësi të madhësisë të tyre që do të vazhdojë për vitet 2022-2024.
Masat që do të vijojnë të ndërmerren nga administrata tatimore për fuqizimin e luftës kundër informalitetit janë paraqitur në projektvendimin për MFE për “Programin e reformave ekonomike 2022-2024”.
Kontrolli i riskut do të bazohet mbi kontrollin e plotë tatimor, kontroll nga zyra, vizitat fiskale, monitorimi, kontakti me letra dhe telefonata. Më herët ministrja e Financave dhe ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi nisjen e aksionit kundër informalitetit në sektorin e pagave.
Administrata tatimore deri tani i ka dërguar rreth 10,000 letra tatimpaguesve që përbëjnë risk në deklarimin real të pagave. Kontrollet pritet të nisin pas muajit shkurt për t’u dhënë kohë subjekteve të vetëkorrigjohen pas dorëzimit të listëpagesave nga 10 janari.
Në vitin 2021, në kuadër te luftës kundër informalitetit administrata tatimore hartoi dhe zbatoi planin sektorial të turizmit 2021 dhe rindërtimit.
Sipas programit të reformave ekonomike thuhet se nga zbatimi i planit të informalitetit në turizëm është shënuar rritje e TVSH se detyrueshme për tu paguar me 15%, për të njëjtët tatimpagues që kanë qenë aktiv dhe në vitin 2019, gjatë sezonit turistik të vitit 2021.
Gjithashtu sipas tatimeve aksioni i ndërmarrë ka ndikuar edhe rritjen e regjistrimit të 175 subjekteve me TVSH dhe rritje me 8% e numrit të punonjësve për tatimpagues aktiv në të dy periudhat 2021-2020 dhe është shtuar 16% numri i punonjësve të deklaruar për popullatën e targetuar aktive.
Në sektorin e rindërtimit në fokus të kontrollit të tatimorëve ishte menaxhimi i riskut për kompanitë zbatuese të programeve të rindërtimit që u përjashtuan nga TVSH-ja. Vitin e kaluar u realizuan 45% e kontrolleve nga zyra, ku rezultoi detyrim i pagesës për TVSH në vlerën 53,735,561 lekëve.
Ndërsa për ata tatimpagues të cilët kanë rezultuar mospërmbushës janë planifikuar 125 vizita fiskale, 45 kontrolle tatimore në ambientet e subjekteve, si dhe 324 kontrolle nga zyra për kompanitë që nuk janë të pajisur me Autorizimin “Për përjashtim nga TVSH për subjektet e Rindërtimit” por, kanë bërë shitje pa TVSH ndaj tatimpaguesve të pajisur me autorizimin për sa i përket detyrimit për rregullimit të TVSH.
Sipas dokumentit proces do të vazhdojë edhe në 2022 do të pasqyrojmë një përmbledhje të gjetjeve nga vizitat fiskale dhe kontrollet në ambientet e tatimpaguesve për të konkluduar mbi këtë plan sektorial.
Efektet e aksionit kundër informalitetit në turizëm dhe rindërtim: Rritje me 8% e xhiros gjatë sezonit turistik 2021, krahasuar me vitin 2019 për të njëjtën periudhë për tatimpaguesit aktivë të synuar;
4% rritje e pagesës së TVSH duke identifikuar dhe inkurajuar tatimpaguesit që rezultojnë në mos-deklarim apo pagesë të vonuar; Reduktim me 25% të numrit të tatimpaguesve (TP) që deklarojnë në listë pagesë vetëm 1 punonjës; Zvogëlim me 15% të numrit të punonjësve me pagë minimale ose më pak.
Rindërtimi: U identifikuan tatimpagues me risk; Shitjet e mëdha te përjashtuara nga TVSH; Tatimpagues me përqindjen më të lartë të punonjësve nen pagën minimale; Tatimpagues me një rënie në koeficientin e pagesës së TVSH;
Tatimpagues që rezultojnë me 1-3 punonjës; Tatimpagues që në mars 2020 rezultuan në një rënie në numrin e punonjësve; Tatimpagues qe rezultuan me humbje gjatë vitit 2020.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/aksioni-kunder-informalitetetit-per-2022-pas-pagave-edhe-per-kompanite-e-naftes-dhe-energjise/
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)