Secondary Adv

Stacionet private te plazhit, se shpejti hapen aplikimet online

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, ka njoftuar se së shpejti do fillojnë aplikimet për stacionet e plazhit që do të menaxhohen nga subjekte private.

 

“Mblodhëm më herët se çdo vit Komitetin Ndërinstitucional të Menaxhimit të Sezonit Turistik, sepse duhet t’i kemi të gjitha gati për të na ecur mbarë e mirë gjatë verës,” është shprehur ministrja.

 

Kumbaro theksoi se bashkë me përfaqësues të ministrive të tjera u shqyrtua në këtë mbledhje të parë lista dhe hartat e stacioneve të plazheve dhe pas pak ditësh do të hapet sistemi online për subjektet që janë të interesuara të marrin parcela në menaxhim.

 

Sipas informacionit të publikuar sistemi do të qëndrojë i hapur në dispozicion për 30 ditë për të pasur:

Një proces transparent

 

Të hapur për të gjithë

Të pakontestueshëm

 

Ministrja bën me dije se të gjitha subjektet që do të aplikojnë për stacione plazhesh, duhet të përmbushin edhe kushtin që të mos jenë debitorë ndaj detyrimeve tatimore qendrore dhe as vendore.

 

“Me të gjitha ministritë synojmë koordinimin, organizimin dhe cilësinë e shërbimit, sepse qëllimi është të tejkalojmë në numër vizitorësh vitin 2019, që ishte më i miri për Shqipërinë,” shkruan Kumbaro./Burimi: SCAN


Më të lexuarat