Secondary Adv

Shtyhet serish procesi i rivleresimit te pronave, ja afati i ri

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme është shtyrë deri më 30 prill, ndërkohë që pagesat do mund të shlyhen deri më 31 korrik.

 

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar shtyrjen e radhës me argumentin se ka shumë interes por aplikimet u penguan nga Pandemia Covid 19. Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi këtë të mërkurë shtyrjen e radhës së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, afati i të cilit mbaroi më 31 vjetor të vitit që sapo lamë pas.

 

Nevoja e shtyrjes u argumentuar në Komision nga Zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero. Ajo tha se Pandemia Covid 19 ua bëri të pamundur shumë qytetarëve aplikimin për të përfituar nga kjo lehtësi fiskale.

 

Ajo solli në vëmendje se për shkak të Pandemisë, janë bërë në total 64 mijë aplikime, ndërkohë që vetëm për 34 mijë prej tyre është kryer pagesa e caktuar me ligj.

 

Procesi i rivlerësimit u jep mundësinë subjekteve të shmangin tatimfitimin prej 15% për transaksionet e pronës, duke paguar një tarifë prej vetëm 3%./Burimi: SCAN


Më të lexuarat