Secondary Adv

Nis faza 2 e punimeve ne Qafe Kashar-Rinas, si devijohet qarkullimi

Përfundon faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se sot fillon puna me fazën e dytë dhe informon se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve. Nesër fillon puna me fazën e dytë: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT. Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 10 ditë.

 

Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas. Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë.

 

Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar. Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.

 

Si në Fazën e parë dhe në fazën e dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas)./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat