Secondary Adv

Bashkia e Tiranes njofton: Nisin regjistrimet per kopshtet, dokumentet

Bashkia ka njoftuar se në 13–24 qershor 2022, ora 09:00–14:00, në çdo kopësht të Bashkisë Tiranë, do kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve.

 

Aplikimi do të kryhet vetëm për fëmijët të cilët nuk kanë frekuentuar më parë çerdhet publike të Bashkisë Tiranë. Prindërit do të duhet të drejtohen për të kryer aplikimin pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija.

 

Ndërtimi i kopshteve të reja dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese shtatë vitet e fundit ka rritur kërkesën e prindërve të kryeqytetit për t’i regjistruar fëmijët e tyre në kopshtet publike./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat