![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Kriza e cmimeve, Britania do taksoje kompanite e naftes dhe gazit
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosë një taksë prej 5 miliardë paund mbi fitimet e papritura të kompanive të naftës dhe të gazit.
Ministri i Financave, Rishi Sunak, zbuloi të enjten taksën e re prej 25% mbi fitimet e prodhuesve të energjisë si BP dhe Shell. Taksa do të hiqet pasi çmimet e naftës dhe të gazit të kthehen në nivele më normale, tha ai.
“Sektori i naftës dhe i gazit po nxjerr fitime të jashtëzakonshme, jo si rezultat i ndryshimeve, i marrjes së riskut të shtuar apo i inovacionit dhe efikasitetit, por si rezultat i rritjes së çmimeve në rang global,” tha Sunak në një fjalim në parlament.
Taksa do të ndihmojë në financimin e një pakete të re mbështetjeje me vlerë rreth 15 miliardë paund (19 miliardë dollarë). Sunak tha se qeveria do të bëjë pagesa direkte për miliona familje që janë më vulnerabël.
Rreth tetë milionë familje me të ardhura të ulëta do të marrin 650 paund në dy këste gjatë këtij viti, ndërsa tetë milionë pensionistë të tjerë do të marrin 300 paund.
Kompanitë, duke përfshirë BP dhe Shell, arritën një fitim të përbashkët prej 32 miliardë dollarësh vitin e kaluar, si rezultat i rritjes së çmimeve globale të naftës dhe të gazit natyror.
Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt i rriti akoma më tepër çmimet, nga frika se konflikti do të sillte mungesa të energjisë. Konsumatorët familjarë kanë qenë më të ndikuarit nga këto rritje të ҫmimeve.
Të martën, kreu i agjencisë rregullatore të energjisë në Mbretërinë e Bashkuar tha se priste që faturat vjetore për miliona familje të rriteshin me 40%, duke shkuar në rreth 2,800 £ (3,500 dollarë) nga muaji tetor,
vetëm 6 muaj pasi kjo agjenci rriti kufirin e çmimeve të energjisë (nivelin maksimal që furnitorët mund t’i faturojnë klientëve për njësi të energjisë) me 54%, rritja më e madhe që nga vendosja e kufizimeve për këto çmime pesë vjet më parë.
Faturat e energjisë kanë nxitur rritjen e çmimeve në të gjithë ekonominë. Në prill, inflacioni i çmimeve të konsumit në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 9% – niveli më i lartë në 40 vite.
Dhe, duke qenë se pagat nuk janë rritur me të njëtin ritëm si kostot e ushqimit dhe të karburantit, standardet e jetesës kanë rënë përsëri në nivelin më të ulët që nga vitet 1950, sipas Zyrës së Mbretërisë së Bashkuar për Përgjegjësinë Buxhetore.
Në shkurt, Sunak bëri publike një masë lehtësuese, duke u ofruar familjeve 200 paund zbritje nga faturat e tyre të energjisë duke filluar nga muaji tetor, para të cilat do të duhet të paguheshin me këste gjatë viteve të ardhshme.
Të enjten, Sunak dyfishoi masën e kësaj zbritjeje dhe tha se nuk do të duhej që të paguhej asgjë nga konsumatorët në vazhdim. “Kjo mbështetje tani mund të konsiderohet pa dyshim si një grant,” tha ai.
Financial Times raportoi në fillim të kësaj jave se qeveria do të targetonte gjithashtu fitimet e mëdha të kompanive prodhuese të energjisë elektrike si EDF dhe RWE.
Por, Sunak tha se departamenti i tij kishte nevojë për më shumë kohë që të dilte me një plan konkret për sektorin e energjisë elektrike. Aktivistët në Mbretërinë e Bashkuar i mirëpritën masat e shpallura të enjten.
“Kancelari i ka dëgjuar qartë shqetësimet se duhet rritur mbështetja për ata që janë në vështirësi për të siguruar energji, duke u fokusuar te grupet më vulnerabël,” tha për CNN Business Simon Francis, koordinator për Koalicionin “End Fuel Poverty”.
Francis shtoi se, edhe pse masat e reja do të përmirësojnë situatën e rritjeve të fundit të çmimeve të energjisë, njerëzit në pamundësi për të siguruar energji kishin nevojë për më shumë siguri se mbështetja do të vazhdojë edhe në planin afatmesëm.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/mbreteria-e-bashkuar-takson-me-6-miliarde-dollare-kompanite-e-naftes-dhe-te-gazit/
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)