Secondary Adv

Rishikohet buxheti ne Maqedoni, qeveria ul shpenzimet me 215 mln euro

Rishikimi i buxhetit është i drejtuar drejt përballjes kryesore me krizën ekonomike, rishqyrtimin e projeksioneve fiskale, ristrukturimin e shpenzimeve buxhetore.

 

Kështu deklaroi Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvend.

 

Kovaçevski u shpreh se “Në këtë rishikim të buxhetit kemi parashikuar dhe kemi arritur të ulim shpenzimet joproduktive, në vlerë prej 215 milionë euro, duke pasur parasysh situatën dhe duke qenë se na pret një dimër vërtet i vështirë.

 

76 milionë euro të reja shtesë, janë të destinuara në rast se do të jetë e nevojshme që deri në fund të vitit të ndërhyhet sërish me masa të reja kundër krizës për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve”.

 

Ai foli edhe për ribalancimin e buxhetit drejt bujqësisë duke thënë se “Janë 52 milionë euro shtesë për bujqit, sepse krijuam një Program Kombëtar për rritjen e prodhimit të ushqimit.

 

Është rritur niveli i subvencioneve për prodhimin e drithit, farave të lulediellit, që janë edhe kultura strategjike dhe parashikohet subvencione në frutikulturë. Programi IPARD është dyfishuar, që do të thotë se BE-ja ka besim në performancën e bujqësisë në Maqedoninë e Veriut”.

 

Sipas Kovaçevskit, janë siguruar fonde edhe për rritjen e pandërprerë të pensioneve dhe pagave në arsim dhe mbrojtjen e fëmijëve./Burimi: SCAN


Më të lexuarat