Secondary Adv

Qeveria e Kosoves do rregulloje cmimin e naftes, publikohet udhezimi

Qeveria e Kosovës ka publikuar këtë të premten Udhëzimin Administrativ të miratuar në mbledhjen e fundit për rregullimin e çmimeve të naftës.

 

Ky Udhëzim zbatohet ndaj institucioneve përgjegjëse për tregun e naftës dhe subjekteve që merren me veprimtari të naftës. Po ashtu, thuhet se Udhëzimi Administrativ zbatohet vetëm ndaj karburanteve të përdorshme në transport.

 

Në nenin 4 të këtij Udhëzimi, thuhet se mund të rregullohen çmimet duke caktuar marzhën tregtare maksimale të lejuar: dy eurocentë për litër të produktit të shitur me shumicë; dhe dymbëdhjetë eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.

 

Ky Udhëzim Administrativ hyn në fuqi një ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat