Secondary Adv

Thatesira me e madhe ne 70 vjet, gjendje emergjence ne 5 rajone te Italise

5 rajonet në Italinë veriore, Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do marrin 36.5 mln euro fonde për të trajtuar mungesën e ujit.

 

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore "Coldiretti". Disa komuna tashmë kanë shpallur racionimin e ujit. Moti i pazakontë i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në Italinë veriore.

 

“Gjendja e jashtëzakonshme synon të menaxhojë situatën aktuale me mjete dhe kompetenca të jashtëzakonshme”, tha qeveria italiane. Qeveria italiane njoftoi se mund të marrë masa të mëtejshme nëse situata nuk përmirësohet.

 

'Po' është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh drejt lindjes për më shumë se 650 km. Fermerët në Luginën Po thonë se uji i kripur i detit po depërton tani në lumë, duke shkatërruar të korrat.

 

Gjatë fundjavës, të paktën shtatë persona vdiqën pasi u kapën në një ortek të shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Alpet veriore italiane. Kryeministri Mario Draghi tha se kjo ishte "pa dyshim" e lidhur me ngrohjen globale./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat