Secondary Adv

Ndryshon cmimi i karburanteve, rritet serish nafta dhe benzina

Pas një rënie, çmimi i naftës në vend është rritur sërish.

 

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja, ku siç vihet re nafta do të shitet me 252 lekë litri, nga 243 që ishte më parë. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, i cili duke filluar nga sot do të shitet me 241 lekë, nga 235 që ishte më parë.

 

Ndërsa çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim dhe do të vijojë që të shitet me 81 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00.

 

‘Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

 

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.’- njofton Bordi./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat