Secondary Adv

Rritet me 13.5 per qind numri i azilkerkuesve shqiptare ne 2021

Numri i azilkërkuesve në Shqipëri arriti në 2533 azilkërkues në Shqipëri, duke pësuar rritje me 13,5% krahasuar me 2020.

 

INSTAT raportoi se, azilkërkuesit me origjinë nga Afganistani zënë 98,6% të azilkërkuesve gjithsej në 2021 dhe rezultojnë 2.498 persona. Në 2021 rezultojnë 711 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 68,1%, krahasuar me vitin 2020.

 

Gjatë vitit 2021 rezultojnë të jenë 724 persona, të cilët kanë humbur shtetësinë shqiptare, duke pësuar rritje me 41,1%, krahasuar me vitin 2020.

 

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve në 2021 kuptojmë se, shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Afganistani me 2.498 azilkërkues, duke vijuar me 19 azilkërkues nga Siria.

 

Duke parë kërkesat për azil sipas muajve, se piku i aplikimeve kanë qenë në muajt Shtator, nëntor, të cilët përbëjnë 76,4% të azilkërkuesve gjithsej. Kjo si pasojë e situatës politike në Afganistan.

 

Gjatë 2021 rezultojnë 7 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes plotësuese për azilkërkuesit, nga këto raste 4 i përkasin shtetasve nga Afganistani dhe 3 Siria.

 

Në 2021 rezultojnë 711 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke pësuar rritje me 68,1%, krahasuar me vitin 2020, nga të cilët 443 persona që kanë fituar shtetësinë Shqiptare janë meshkuj dhe 268 femra.

 

Vihet re një dominim i meshkujve me 62,3%. Në 2021, rezultojnë 724 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke pësuar rritje me 41,1%, krahasuar me vitin 2020.

 

Po të analizojmë të dhënat sipas gjinisë, vëmë re se 403 persona që kanë lënë shtetësinë Shqiptare janë femra dhe 321 meshkuj.

 

Gjatë vitit 2021 grup-mosha që dominon është 30-39 vjeç me 31,5% të personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare e ndjekur me grup-moshën 20-29 vjeç dhe 40-49 vjeç me 22,9% dhe 19,3% respektivisht.

 

Për personat që kanë lënë shtetësinë Shqiptare grup-mosha që dominon është 30-39 vjeç me 38,8% e ndjekur me grup-moshën 40-49 vjeç dhe 20-29 vjeç me 23,9% dhe 18,6% respektivisht.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/2533-azilkerkues-ne-shqiperi-rritje-vjetore-me-13-5-lane-shtetesine-shqiptare-724-persona/


Më të lexuarat