Secondary Adv

Rriten pagat e mjekeve dhe infermiereve, Manastirliu njofton vendimin

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se nga data një korrik do të rriten me 6% pagat e mjekëve dhe infermierëve, ndërsa tha se synohet që të shkojë deri në 40%.

 

Për mjekët që kanë përfunduar specializimit dhe atashohen në spitale rajonale, larg vendbanimit, do të shpërblehen me 15 mijë lekë në muaj. “Duke filluar nga data 1 korrik, mjekët, infermierët, paga e tyre rritet me 6%.

 

Shpërblim 15 mijë lekë në muaj për mjekët që përfundojnë specializimin, dhe ushtrojnë profesionin larg vendbanimit, hyn në fuqi menjëherë pas miratimit, nga i cili do përfitojnë rreth 300 mjekë.

 

Rritja e pagave do vijojë. Synojmë që të rriten 40% duke filluar nga ky vit e në vazhdim. Ndërkohë që rritja e pagave do të vijojë fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të punës”./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat