Italia ndalon peshkimin ne Adriatik deri ne shtator
Italia ndalon peshkimin në gjithë brigjet që lagen nga ujërat e Adriatikut për një periudhë të paktën një mujore.
Vendimi në fjalë hyn në fuqi më 1 gusht dhe është një masë e marrë nga qeveria italiane për të mbrojtur faunën detare që tregtohen e për t'i dhënë kohë për t'u riprodhuar.
Ndërkaq sindikatat e peshkimit e kundërshtojnë, me argumentin se kjo do të thellojë dhe më tej krizën që ka përfshirë këtë sektor jetik për ekonominë italiane.
Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Sindikaliste e Sipërmarrjeve të peshkimit në Itali, që informojnë hyrjen në fuqi të urdhëresës që bllokon flotën e peshkimit në detin Adriatik dhe në atë të Tirrenit në periudha kohore të paracaktuara.
Urdhëresa e ndalimit të peshkimit është një masë e marrë nga qeveria italiane për të mbrojtur faunën detare që tregtohen e për t'i dhënë kohë për t'u riprodhuar.
Vendimi në fjalë hyn në fuqi gjatë muajve të verës për rreth 30 ditë, gjatë të cilave ndalohen të gjitha aktivitetet e peshkimit.
Për verën e këtij viti kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi më 31 korrik, dhe do të zbatohet në ujërat e Adratikut të rajoneve Veneto, Friuli, Venezia, Giulia, Pyblia, Marche e Emilia Romagna.
Bllokimi i peshkimit vjen në një moment të vështirë e të një inflacioni që ka çuar në rritjen e çmimit të shitjes së peshkut me pakicë me 10.4%, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, por dhe për efektet klimatike të një thatësire që prej dekadash nuk ishte verifikuar më parë në Itali.
Organizata sindikaliste e sipërmarrjeve italiane të peshkimit, theksojnë dhe një tjetër fakt që sipas tyre e bën këtë sektori cdo ditë e më shumë një aktivitet i paqëndrueshëm.
"Kjo ndalesë, sipas tyre, përkon me rritjen drastike të reduktimit të numrit të ditëve të peshkimit vendosur nga legjislacioni Europian ndaj anijeve të peshkimit e që ka ulur deri në 140 ditët e peshkimit për ato me tonazh të lartë."
Por jo vetëm kaq, sindikata italiane shton dhe shqetësimin për mungesën e sistemit të amortizatorëve e të politikave të nevojshme të tregut, për të kompesuar ndërprejen e aktivitetit të këtyre sipërmarrjeve.
Problemeve strukturore të sektorit të peshkimit i shtohen dhe efektet pandemike që kanë çuar në një dëm ekonomik që përllogaritet në vlerën e 500 milionë eurosh pre prodhimit të pashitur gjatë periudhës së izolimit, kostot e masave të sigurisë, mbyllja e restoranteve dhe rënia e fuqisë blerëse./ Burimi: Ora News