Secondary Adv

Rritja e cmimeve, qeveria 14.3 mln euro per kompensimin e ndertuesve

Në aktin e dytë normativ janë përcaktuar 14.3 mln euro për kompensimin e ndërtuesve që kanë kontratë publike për çmimet e rritura të materialeve të ndërtimit.

 

Të gjitha kompanitë e ndërtimit që kanë një kontratë për investime publike kanë të drejtë të përfitojnë kompensim nga 5% deri në 30% të vlerës që zënë materialet e hekurit, bitumit, çimentos, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut për çmimet e rritura.

 

Për të bërë kompensimin e ndërtuesve do të merren për bazë faturat e materialeve të ndërtimit të lartpërmendura dhe do të krahasohen me çmimet e përcaktuara në preventivin e kontratës dhe në bazë të kostos së shtuar do të bëhet edhe kompensimi i operatorëve.

 

Ky vendim sipas Ministrisë së Financave për të kompensuar këto kompani u mor për të mos lejuar ngadalësimin e investimeve si pasojë e kostove të shtuara prej shtrenjtimin e materialeve të ndërtimit.

 

Ndërsa sipas Ministrisë së Infrastrukturës në 5 muajit e parë të vitit çmimi i hekurit është rritur me 57%, i bitumit me 72% dhe çimentos me 74%. Ndërkohë përfitues të këtij vendimi më herët është thënë që do të jenë 300 kontrata publike./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat