![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
KESCO propozon dyfishim te cmimit te energjise ne Kosove
Pas mospranimit të subvencionit të zotuar nga qeveria në shkurt, KESCO ka kërkuar shtrenjtimin e cmimit të energjisë.
KESCO sot ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë propozimin për tarifat e reja të energjisë elektrike. KESCO ka propozuar dyfishim të çmimit të energjisë.
Propozimi i KESCO-s është që për konsumatorët familjarë, për bllokun 0 deri në 800 kilovatë, tarifa e lartë të jetë 12.68 centë për kilovat ndërsa tarifa e ultë të jetë 5.43 centë për kilovat.
Ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në muaj, tarifa e lartë të jetë 23.53 centë ndërsa ajo e ultë 11.09 centë për kilovat. Sipas propozimit të KESCO, tarifa e lartë aplikohet nga ora 07:00 deri në orën 22:00, për periudhën 1 tetor deri më 31 mars.
Ndërsa nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lartë aplikohet prej orës 08:00 deri në orën 23:00.
Ndërsa sipas tarifave të energjisë që kishin hyrë në fuqi më 9 shkurt, Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte vendosur që tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovatë është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës.
Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovatë, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.
Për kategoritë e tjera, tarifat e reja të propozuara nga KESCO mund t’i gjeni në tabelën më poshtë:
Zyra e Rregullatorit të Eenergjisë ka njoftuar se më 19 korrik, Furnizuesi i energjisë elektrike – KESCO, ka dorëzuar kërkesë zyrtare për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.
Kjo kërkesë është bërë si rezultat i mungesës së subvencionit të zotuar nga Qeveria e Kosovës si dhe trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike.
“Pas pranimit të arsyeshmërisë së detajuar, ZRrE do të shqyrtojë kërkesën e FSHU për të parë nëse tejkalohet pragu i materialitetit prej 5% i të hyrave të FSHU dhe plotësohen kushtet e Rregullës për të Hyrat e FSHU që të hapet Shqyrtimi i Jashtëzakonshëm i tarifave me pakicë për konsumatorët e rregulluar të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e ZRRE.
Sa i përket zotimit për subvencionin, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se janë duke kërkuar një zgjidhje teknike.
“Qeveria e Kosovws mbetet e përkushtuar që t’i mbështes qytetarët nga një rritje e përballueshme, deri më tani kemi punuar në pauza për gjetjen e zgjidhjeve teknike operacionale për ta realizuar subvencionin.
Është diçka që jemi duke punuar vazhdimisht dhe besojmë që do të ndodhë shumë shpejtë” – ka deklaruar ajo.
Në aplikimin për shqyrtim të jashtëzakonshëm, nga KESCO kanë thënë se vazhdimisht kanë komunikuar me Ministrinë e Ekonomisë por që nga shkurti nuk kanë pranuar asnjë rimburësim dhe asnjë përgjigje se kur pritet të bëhen pagesat.
“Furnizuesi më 5 gusht 2022 ka pranuar edhe shkresën zyrtare nga ZRRE lidhur me konfirmimin e përllogaritjes së subvencionit dhe në po të njëjtën ditë ka dërguar edhe faturën zyrtare për pagesat e muajt shkurt-prill 2022 konform vendimeve të Qeverise dhe në përputhje me miratimin e ATK në lidhje me përgatitjen e faturës përkatëse.
Megjithatë, deri më sot, FSHU nuk ka pranuar asnjë rimbursim dhe njëkohësisht nuk ka marrë ndonjë informatë se kur mund të priten pagesat në fjalë” – thuhet në aplikimin e KESCO-s të dorëzuar në ZRRE.
Sipas KESCO-s, situata e krijuar gjatë kësaj periudhe e ka detyruar të operoj nën-kosto. “Vlera e subvencionit e kalkuluar për konsumatorë sipas çmimeve të dërguara nga ZRRE-ja, për periudhën 9 shkurt-30 qershor 2022 ka tejkaluarën vlerën prej 32.8 milion eurove.
Mungesa e rimbursimit të kësaj vlere të kalkuluar të subvencionit, tejkalon pragun e materialitetit prej 5% ashtu siç parashihet në nenin 11 të Rregullës për të Hyrat e FSHU-së, duke mundësuar hapjen e shqyrtimit të jashtëzakonshëm”, vazhdon shpjegimi i KESCO-s./Burimi: Telegrafi
Më të lexuarat
![Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023 Mikrokredia ne nivele rekord, mbi 200 mije kliente aktive ne 2023](images/news/mikrokredia rekord ne 2023.jpg)
![Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat Lehtesohen procedurat e lejeve te ndertimit per objektet bujqesore dhe te banimit ne fshat](images/news/procedura leje ndertimi lehtesim fshat.jpg)
![Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare Media britanike: Shqiperia destinacioni me emocionues per pushime familjare](images/news/turizmi shqiperi britanikja artikull.jpg)
![Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit Yield-et e bonove 12 mujore bien me tej, i afrohen normes baze te interesit](images/news/yeldi bono ulje norma interesi.jpg)
![Ngrihet komisioni per ndertimet pa leje te konfiskuara Ngrihet komisioni per ndertimet pa leje te konfiskuara](images/news/konfiskime leje ngrihet komisioni.jpg)
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)