Secondary Adv

KEDS publikon harten e reduktimeve te energjise sipas komunave

Kompania kosovare për Distribuimin me Energjinë Elektrike (KEDS) ka informuar konsumtorët për kufizimet e energjisë elektrike në të gjitha komunat e Kosovës.

 

Sipas një njoftimi thuhet se këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës.

 

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

 

Tutje bëhet e ditur se informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton.

 

“Së pari zgjidhni distriktin tuaj, p.sh Mitrovicë (DMI) dhe shënoni shifrën e konsumatorit, të cilën mund ta gjeni në faturën tuaj. Më pas harta do të shfaqë orarin e kufizimeve për atë zonë”, thuhet në njoftim./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat