Secondary Adv

Vjedhjet e energjise, KESH shpenzoi 65 mln euro per humbjet joteknike

Niveli i lartë i vjedhjeve të energjisë i kushton buxhetit të KESH miliona euro, ndërkohë që për 6 muajt e parë të vitit kjo shifër përllogaritet rreth 65 mln euro.

 

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë për periudhën janar-qershor humbjet joteknike në rrjetin e shpërndarjes, ku bëjnë pjesë pikërisht vjedhjet e energjisë ishin 281 884 mwh, teksa çmimi mesatar me të cilin ka blerë energjie KESH përgjatë kësaj periudhe ishte 230.1 euro/mwh.

 

Në total për 6 muajt e parë të vitit, KESH ka shpenzuar 173.1 mln euro për blerjen e energjisë me qëllim plotësimin e nevojave konsumatore, ndërkohë që kjo faturë nuk do të ishte kaq e kripur, në rast se humbjet joteknike nuk do të ekzistonin apo do të ishin në nivele të papërfillshme.

 

Ndërkaq, nëse marrim në konsideratë tendencën në rritje të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkomëbatre në muajt korrik dhe gusht, atëhere fatura do të jetë edhe më e lartë.

 

Ndalimi i vjedhjeve të energjisë elektrike ishte një nga aksionet e parë që ndërmori qeveria në vitin 2015, si pjesë e reformës në sektorin energjetik. Në atë kohë, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk janë të varfrit ata që vjedhin energjinë.

 

Në fakt, pas vitit 2015 niveli i humbjeve joteknike pësoi rënie të ndjeshme, por gjithsesi shifrat aktuale tregojnë se ato mbeten të larta./Burimi: SCAN


Më të lexuarat