![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
Inflacioni ne vend 7.2 per qind ne korrik, ushqimet me rritjen me te madhe
Inflacioni në korrik i matur nga metodologjia e Eurostat rezultoi 7,2% ose 0.3% me pak se matjet nga metodologjia kombëtare.
INSTAT raportoi sot se, ndryshimi vjetor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin korrik 2022 është 7,2%. Rritja më e madhe e çmimeve prej 14,5% vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet
“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 12,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,5%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4,2%, “Veshje dhe këpucë” me 3,0%,
“Hotele, kafene dhe restorante” me 2,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,0%, “Shërbimi arsimor” me 1,2%, “Shëndeti” me 1,1%. “Komunikimi” me 0,7% dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,6%.
Në muajin Korrik 2022, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,6%.
Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0%, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 0,8%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7%, “Veshje dhe këpucë” me 0,5%,
“Shërbimi arsimor” me 0,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Komunikimi” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,1%.
Inflacioni i korrikut në Shqipëri ishte në mesataren e Eurozonës 9.8%. Në Europë Estonia dhe Letonia raportuan normat më të larta të inflacionit në Europë me 23 dhe 21 5 secila.
Në krahun tjetër Islanda dhe Malta raportuan normat më të ulëta të rritjes së çmimeve me 6,1% dhe 6.5%. Shqipëria u rendite e katërta në Europë për inflacionin e ulët.
Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat,
INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK, sipas Rregullores së KE, nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.
Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.
Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.
Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).
Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së.
Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm. Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).
Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës). IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit.
Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/me-metodologjine-e-eurostat-inflacioni-ne-korrik-7-2-ushqimet-me-rritjen-me-te-madhe/
Më të lexuarat
![18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke 18 ankande bonosh dhe obligacionesh ne korrik-shtator, vlera arrin 74.6 mld leke](images/news/bsh ankande letra vlere korrik shtator.jpg)
![130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin 130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin](images/news/fier vlore aksi vjeter tender rehabilitim.jpg)
![Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare Nendeklarimi i pagave, INSTAT: Mbi 55 per qind e punonjesve nuk arrijne rrogen mesatare](images/news/nendeklarimi pagave instat raporti.jpg)
![Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim Media australiane: Shqiperia, perle e turizmit evropian ne zhvillim](images/news/turizmi shqiperi media australiane.jpg)
![Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe Shqiperia, me perqindjen me te larte te popullsise ne prag varferie ne Europe](images/news/shqiperia niveli varferise europe raporti.jpg)
![Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021 Inflacioni baze bie ne nivelin me te ulet qe prej vitit 2021](images/news/inflacion niveli baze me i ulet 2021.jpg)
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)