![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
72 mije familje do preken ne dimer nga shtrenjtimi i energjise
Në muajin dhjetor 71 278 familje Shqiptare harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri.
Një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rritja e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike. Ky është vlerësim i bërë nga Open Data Albania.
Në vend janë rreth 829 857 Abonent Familjarë. Në muaj të ndryshëm konsumi i tyre varion dhe muajt e dimrit janë me më shumë konsum. Familjet që harxhojnë më shumë jo detyrimisht janë më të pasur e që kanë potencial për konsum të shtrenjtuar.
Ato janë kryesisht familje me disa anëtarë, me përkujdesje për mirërritje fëmijësh apo familje me dy dhe tre breza në strukturë.
Çmimi Final sipas FSHU për fashën mbi 800 duhet jo vetëm të rritet por të mbulojë edhe tarifa shtesë plot tetë të tilla si e transmetimit; e shpërndarjes, administrimit; disbalancave; amortizimit; kostos së kapitalit të punës dhe në fund marzhit të fitimit.
Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji elektrike në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 Lekë/kWh. Ndërsa konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, do të paguajnë çmimin prej 42.95 Lekë/kWh për çdo sasi kilovati më tepër se 800 (kjo sipas Propozimit FSHU data 22 shtator).
Për muajin Tetor, parashikohet që 49 334 abonentë që preket nga çmimi prej 42.95 Lekësh,ndërsa për muajt Nëntor dhe Dhjetor numri i Konsumatorëve Familjarë në fashën plus 800 kWh, rritet në 71,278 abonentë.
Në total për periudhën Tetor-Dhjetor 2022, parashikohet që abonentët e kësaj fashe të konsumojnë 210 milionë kilovat energji elektrike.
Në datë 22 Shtator Furnizuesi i Shërbimit Universal FSHU ka depozituar në ERE aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kWh, duke e propozuar Çmim Final 42.95 lekë/kWh për këtë fashë (qeveria më parë e deklaroi 42 Lekë/kah).
FSHU ka shtuar një numër tarifash dhe kostosh përveç çmimit bazë. Në këtë kosto FSHU ka përfshirë dhe shtuar a. tarifat e transmetimit (0.85 Lekë/kWh), b.shpërndarjes (6.42 Lekë/kWh),
c. kostot administrative (1.21 Lekë/kWh), d.amortizimin (0.01 Lekë/kWh), e.disbalancat (0.07 Lekë/kWh), i. koston e lejuar të kapitalit të punës (0.03 Lekë/kWh) dhe mazhin (0.06 Lekë/kWh).
Si rezultat i propozimit të këtij çmimi të ri, pritet që Familjet që konsumojnë mbi 800 kWh, për periudhën Tetor-Dhjetor 2022 1.92 miliardë Lekë në muaj apo 96% më shumë se në të njëjtën periudhë 2021.
Për periudhën Tetor-Dhjetor parashikohet konsum total i energjisë elektrike 831,070,793 kWh në të dyja fashat, me vlerë totale 3.86 miliardë Lekë nëse zbatohet çmimi 42 Lekë/kWh për klientët familje që konsumojnë më shumë se 800 kWh në muaj.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/72-mije-familje-do-te-preken-ne-dimer-nga-shtrenjtimi-i-energjise/
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)