![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Koncesionet jashte kontrollit, Financa nuk monitoron 20 per qind te PPP
Një Strategji për Menaxhimin e Financave Publike që zbatohet nga Ministria e Financave është përmbushur përveç monitorimit të PPP, me të cilat duket se ka dështuar.
Siç bën të ditur Ministra e Financave nga 228 kontrata koncesionare janë monitoruar vetëm 184 prej tyre. 20% e kontratave janë lënë jashtë këtij procesi që tashmë është detyrim ligjor.
Gjithashtu Ministria e Financave dështoi të publikojë raportin e monitorimit për 184 kontratat e monitoruara edhe pse ka ndërmarrë angazhim ligjor për këtë veprim. Sakaq kontratat PPP janë projektet më të financuara në zërin e pagesave të thesarit të shtetit.
Rezultatet e monitorimit të Strategjisë për 2021 tregojnë se “Objektivat që synojnë përmirësimin e procesit të monitorimit të investimeve publike, duke përfshirë projektet PPP dhe koncesionet nuk u arritën siç ishin parashikuar për vitin 2021”, thuhet në analizën që Ministria e Financave publikoi.
“Objektivi i produktit në lidhje me raportin e kontratave të monitoruara nga MFE kundrejt totalit të kontratave të nënshkruara (PPP dhe Koncesione) nuk u arrit siç ishte synuar për vitin 2021, por megjithatë ka bërë progres.
Gjatë periudhës qershor-dhjetor 2021, MFE ka arritur të marrë informacion nga Autoritetet Kontraktuese për 184 nga 228 kontrata. Me informacionin e marrë deri më tani, MFE ka arritur të monitorojë rreth 81% të të gjitha kontratave (PPP dhe koncesione)”, raportoi më tej Ministria e Financave.
Raporti i financave thekson se, ka pasur mungesë progresi në procesin e monitorimit të kontratave PPP për shkak të mungesës së raportimit periodik nga Autoritetet Kontraktuese.
Më tej sqarohet se, rreziqet që ndikuan në zbatimin e këtij treguesi lidhen me organizimin e brendshëm dhe burimet njerëzore të Autoriteteve Kontraktuese, për shkak se nuk ka qenë e mundur ndarja e roleve dhe përgjegjësive për raportim dhe gjithashtu në disa raste ato nuk kanë pasur burime njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur detyrimin e tyre lidhur me raportimin.
“MFE-ja do të vazhdojë të ndërgjegjësojë Autoritetet Kontraktuese mbi rëndësinë e procesit të monitorimit dhe raportimit të kontratave koncesionare/PPP, duke u dërguar herë pas here shkresë zyrtare për të theksuar detyrimin e tyre për të përcjellë raporte periodike për këto kontrata në MFE”, thuhet në raport.
Puna për krijimin e një Liste të Unifikuar të Projekteve ku do të bënin pjesë edhe PPP-të, për të gjitha projektet, pavarësisht burimit të financimit, ka përparuar mirë, thekson Ministria e Financave.
Një nga sfidat me të cilat përballet procesi i krijimit të një departamenti të ri është hartimi i kuadrit ligjor të unifikuar për MIP dhe PPP. Procesi i bashkimit do të kërkojë ngritjen e kapaciteteve në fushën e PPP-ve.
Pak kohë më parë Banka Botërore që është edhe donatori më i madh i Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike vuri në dukje se qeveria shqiptare shpesh kanalizon shpenzimet publike në projekte jo prioritare, ndërkohë që heziton të ngrejë dhe të forcojë kapacitetet e njësisë së monitorimit të koncesioneve.
Burimi: https://www.monitor.al/qeverise-i-dalin-nga-kontrolli-koncesionet-financa-nuk-monitoron-20-te-ppp-ve/
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)