Secondary Adv

Rritet cmimi i naftes ne bursa, OPEC pritet te ule prodhimin

Nafta ka vijuar tendencën e rritjes edhe në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se OPEC+ do vendosë uljen e prodhimit me rreth 1 mln fuçi në ditë.

 

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 89 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rrett 4%. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi, pas rritjes me 5% një ditë më parë, fitimet më të mëdha ditore që nga maji i këtij viti.

 

Investitorët presin se në takimin e së mërkurës, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, me në krye Rusinë, që ndryshe njihen si OPEC+, do të ulin kuotat e prodhimin me rreth 1 milionë fuçi në ditë.

 

OPEC+ e ka rritur gradualisht prodhimin që nga viti 2020, kur kërkesa u godit nga pandemia e Covid-19. Por, gjatë muajve të fundit, organizata ka dështuar të arrijë objektivat për rritjen e prodhimit, sipas marrëveshjes paraprake.

 

Investitorët po presin edhe të dhënat mbi rezervat e naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar dhe investitorët parashikojnë një rritje të tyre me rreth 2 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 30 shtator./Burimi: SCAN


Më të lexuarat