![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
KKT miraton disa leje ndertimi, nis faza 2 e punimeve per Shengjin-Velipoje
Rruga Shëngjin-Velipojë për të cilën ndërtimi nisi vitin e shkuar do të kalojë tani në fazën dy pas miratimit të lejes nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
Në mbledhjen e fundit të datës 29 shtator pika pesë parashikonte “Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë, Loti 1, Faza 2”, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues Bashkinë Lezhë.
Rruga në fjalë ka një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh që shkurton distancën mes dy bashkive që kanë në fokus turizmin. Distanca mes Shëngjinit dhe Velipojës që kufizohet në 65 kilometra me këtë ndërhyrje parashikohet të jetë 15 kilometra duke u përshkruar në një kohë udhëtimi 20 minuta.
Rruga në total ka pesë lote ku në lotin e parë është pjesa e zonës urbane në Shëngjin. Gjatësia e këtij segmenti është 1.35 kilometra dhe përfshin rrugën ekzistuese përballë Portit të Shëngjinit.
Projekti është pjesë e një financimi të BERZH dhe të Bankës Botërore. Financimi nga BERZH për projektin e rrugëve është rreth 50 milionë euro dhe parashikon edhe projekte të tjera siç është ai i Orikumit.
Një tjetër leje e miratuar nga KKT është ajo për një strukturë të re akomoduese në Tropojë si dhe për devijimin e një rruge po në këtë rajon. Investime në rrjetin energjetik me linja të tensionit të lartë janë gjithashtu mes listës së vendimeve ashtu sikurse rikonstruksionet në disa institucione shtetërore.
Vendimet e KKT
1.Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i ndërtesës në përdorim nga fakulteti i gjeologjisë dhe i minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe ndërtim i Muzeut të Gjeologjisë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Universitetin Politeknik të Tiranës.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Hotelit të Akademisë së Forcave të Armatosura”, me vendndodhje në garnizonin “Skënderbej”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Akademinë e Forcave të Armatosura.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës së Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Devijimi i segmentit të rrugës “Azem Hajdari”, pranë “Hotel Turizmi” Valbonë, Bashkia Tropojë, me subjekt zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugës Shëngjin – Baks – Rrjoll – Velipojë, Loti 1, Faza 2”, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues Bashkinë Lezhë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shtimi i kapaciteteve ankoruese në Portin e Peshkimit Durrës, Loti 1”, me vendndodhje në Portin e Peshkimit Durrës, me subjekt zhvillues Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë e re e Komisariatit të Policisë Sarandë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i ambienteve në përgjegjësi administrimi të Prokurorisë së Përgjithshme me vendndodhje ne Bashkinë Kukës ”, me subjekt zhvillues Prokurorinë e Përgjithshme.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë kati në godinën e zyrave të KQZ”, me subjekt zhvillues Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i godinës TIP në RSU Nr. 1 (Nr.19)”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i palestrës në Repartin Ushtarak Nr. 1040”, me vendndodhje në Zallher, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Komandën e Forcave të Armatosura.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Linja e Tensionit të Lartë 220 kV Nënstacioni Karavasta – Nënstacioni Fier”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Karavasta Solar“ sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Nënstacionit të ri Starje 110 kV/35kV dhe i linjës elektrike 110 kV “Erseka Solar Park 1 dhe 2”, me vendndodhje në Bashkinë Kolonjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “M & K Energy Trading Co” sh.p.k.
Leje për miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Rikonstruksioni i godinave të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe ndërtim i ri 3 kat”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Spitalin Universitar Obsetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtesa B”, pranë Hotel “Valbona Resort”, me vendndodhje në Valbonë, BashkiaTropojë, me subjekt zhvillues Z. Avni Ponari.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 27.07.2022 deri më tani,
sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.
Burimi: https://www.monitor.al/kkt-miraton-fazen-2-te-rruges-shengjin-velipoje-shtim-kapaciteti-ne-portin-e-peshkimit-durres/
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)