![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Zgjedhjet ne veri te Kosoves, regjistrohen 6 parti, Lista Serbe bojkotot
KQZ ka njoftuar se janë gjashtë subjekte politike, të cilat kanë paraqitur aplikimet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të 4 komunave në veri të Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, në një konferencë për media, më 25 nëntor, ka njoftuar se ka periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të 4 komunave në veri të vendit, e cila kishte nisur më 15 dhjetor, ka përfunduar të premten, më 25 nëntor.
“Iniciativa qytetare Mitrovica ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për cerifikim për zgjedhjet e katër komunave.
Partia e Serbëve të Kosovës (Partia Kosovskih Srba) ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Leposaviqit. Është një kandidat i pavarur.
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për certifikim në zgjedhjet për kryetarët e katër komunave.
Iniciativa qytetare “Mbijetesa Serbe” (Srpski Opstanak) ka aplikuar për certifikim me kandidatin e saj në zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka njoftuar Elezi.
Elezi ka shtuar se pas pranimit të aplikacioneve, KQZ do t’u drejtohet institucioneve përkatëse kompetente të vendit për të verifikuar kandidatët nëse ata janë në përputhje me Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme.
Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimtë subjekteve politike dhe kandidatëve do të zhvillohet deri më 28 nëntor. Në aplikimin për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës, nuk ka marrë pjesë Lista Serbe.
Deri më 5 nëntor, kryetarët e këtyre katër komunave i takoni këtij subjekti politik, të cilët dhanë dorëheqje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më pas shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave të veriut të vendit, për datën 18 dhjetor.
Lista Serbe dha dorëheqje nga të gjitha institucionet në komunat veriore të Kosovës, Dorëheqje dhanë edhe 10 deputetët e saj në Kuvendin e Kosovës, që kishin ulëset e garantuara.
Por, ata u zëvendësuan më 17 nëntor nga nëntë të tjerë nga lista zgjedhore e po këtij subjekti politik, si dhe një nga lista zgjedhore e Iniciativës qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Dorëheqje gjithashtu kanë dhënë edhe pjesëtarët e komunitetit serb në Policinë e Kosovës në katër komunat e veriut të vendit dhe në gjyqësor.
Dorëheqjet pasuan pas suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin verior, Nenad Gjuriq, për shkak se ai kishte kundërshtuar të zbatonte masat e Qeverisë së Kosovës për targa serbe.
Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e vendimit për riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale në targa RKS më 1 nëntor, i cili u kundërshtua nga serbët e veriut të Kosovës dhe Beogradi zyrtar. Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe./Burimi: REL
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)