![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Informaliteti i pagave i larte, 18 mln euro sigurime shtese pas letres se Tatimeve
Informaliteti në tregun e punës është një fenomen i përhapur dhe për qeverinë një rezervë e konsiderueshme për rritjen e të ardhurave nga tatimet e pagave.
Ministria e Financave në një material të posaçëm shpjegues për Kuvendin ka sqaruar se, vetëm nëpërmjet disa letrave të dërguara në biznese këtë vit, arkëtoi 7 % më shumë të ardhura nga kontributet ose 2,1 miliardë lekë (18 mln euro).
Një grup pune nga administrata tatimore nëpërmjet një analize risku evidentoi më shumë se 10,100 biznese në të gjithë vendin me nëndeklarim të pagave.
Punonjësit në këto kompani paguheshin me dy paga, njëra në bankë në nivelin e pagës minimale zyrtare 32 mijë lekë dhe pjesa tjetër me zarf në dorë. Kjo praktikë aplikohej nga kompanitë dhe pranohej nga punëmarrësit për të shmangur pagesën e sigurimeve shoqërore dhe tatimit mbi pagën.
Pasi evidentimit të bizneseve që kryenin nëndeklarim të pagave, tatimet u dërguan atyre nga letër të personalizuara, në të cilat kërkohej deklarimi i pagave reale, përndryshe do të kishte inspektime dhe penalitete.
Vetëm nga dërgimi i letrës, ministria e Financave shpjegoi se, deklarimet e pagave u rriten në mënyrë të konsiderueshme vullnetarisht. Numri i personave që deklaroheshin me pagë minimale ra në 233, 364 në qershor 2022, nga 233,847 që ishin në dhjetor të vitit 2021.
Ministria e Financave raportoi se, vetëm prej dërgimit të letrave, 26% e numrit të pozicioneve të punës deklaruan rritje në pagave, teksa u arkëtuan rreth 18 milionë euro më shumë nga kontributet.
Tani administrata tatimore është në fazë të dytë të zbatimit të strategjisë antiinformalitet në sektorin e pagave. Një analizë e mëparshme për efikasitetin e mjeteve kundër informalitetit i konsideruan mjetet paqësore me të efektshme.
Nga të gjitha aksionet në terren dhe inspektimet, letrat e dërguara me postë apo me email nga tatimet për bizneset kanë rezultuar me efikase kundër evazionit në raport me gjobat dhe inspektimet në terren.
Politika aktuale tatimore, me disa pragje të tatimit të pagës, ka krijuar mundësi për shmangie artificiale të taksave. Shqipëria ka shumë shkallë të progresivitetit për tatimin e të ardhurave në raport me rajonin.
Kjo e ka ndërlikuar taksimin e pagave, duke e renditur Shqipërinë në një nga vendet me informalitetin më të lartë në rajon, që shkon deri në 31% në punësimin jobujqësor sipas Bankës Botërore.
Në Serbi, Bosnjë dhe Maqedoni, tatimi mbi pagat është i sheshtë me 10% për të gjitha kategoritë, ndërsa Kosova ka tatim progresiv që nis nga 0, 4, 8, dhe niveli më i lartë 10%, duke e bërë vendin me tatimin më të ulët të pagës në rajon. Ndërsa në Malin e Zi, ka dy pragje të tatimit mbi pagën 9 dhe 11%.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/informaliteti-ne-tregun-e-pagave-i-larte-tatimet-arketuan-18-mln-euro-sigurime-shtese-vetem-se-derguan-letra-tek-bizneset/
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)