Secondary Adv

Qeveria e Kosoves 7 mln euro fond per sektorin publik dhe studentet

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndarjen e fondit 7 mln euro për shtesat ndaj punëtorëve të sektorit publik dhe për studentët.

 

Po ashtu me këto mjete do të bëhet subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. “Miratohet kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore prej 7 milionë euro për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022,

 

përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në vendim./Burimi:Telegrafi


Më të lexuarat