Secondary Adv

Policia rrethon Prestige Resort, pritet shembja e nderteses 6 kateshe

Që prej orës 7:00 fadroma të IKMT-së dhe policia kanë zbarkuar në Prestige Resort.

 

Këto janë pamjet që vijnë nga brenda restorantit të Prestige Resort, një ndërtesë 6 katëshe që pritet të hidhet në erë nga forcat xheniere me shpërthim të telekomanduar.

 

Ndërkohë që ka nisur shembja e restorantit dhe ballkonit të përparmë, zyrtarët refuzojnë të paraqesin dokumente apo vendime gjykate. Ky është aksioni i dytë ndaj Prestige Resort, pas atij të gushtit, ku sërish pati shembje të objekteve. 

 

Punonjësit e IKMT-së aktualisht po punojnë për të hapur vrima në kolonat e ndërtesës, ku do të vendoset edhe tritol./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat