Secondary Adv

Strategjia e re ul objektivat, me pak ore furnizim me uje ne 2023

Strategjia e re për zhvillimin e ujësjellës-kanalizimeve ka ulur objektivat për zgjerimin dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë për vitet në vijim.

 

Sipas dokumentit të nxjerrë për konsultim publik, objektivët janë rishikuar në ulje për vazhdimësinë e furnizimit me ujë, ku sipas stratgjisë së re viti 2023 do të mbyllet me 16 orë ujë furnizimin, apo 5 orë më pak nga sa parashikohej aktualisht.

 

Edhe në vitin 2024 dhe 2025 orët e furnizimit me ujë janë më pak, sesa objektivët aktualë. Po kështu, edhe objektivët për mbulimin me ujësjellës në nivel kombëtar kanë pësuar rënie me 10% në krahasim me strategjinë aktuale.

 

Më konkretisht, stratgejia aktuale parashikonte që në vitin 2023 mbulimi me ujësjellës në nivel kombëtar të ishte 89.9%, ndërsa sipas dokumentit të ri, mbulimi parashikohet të arrijë në 79.7%.

 

Rishikimi në ulje i objektivëve për përmirësimim e sektorit të furnizimit me ujë vijnë në një kohë që pritshëmritë ishin në kah të kundërt për shkak të refromës të ndërmarrë për bashkimin e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve dhe kalimit të 51% të aksioneve nga bashkitë te MIE.

 

Reforma pasrashikon krijimin  e15 shoqërive, nga 58 që janë aktualisht, ndërkohë që bjektivat kryesorë janë: Furnizimi i pandërprerë me ujë për zonat urbane dhe gradualisht dhe për zonat rurale, si dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare për shoqëritë UK./Burimi: SCAN


Më të lexuarat