![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Gjetja e punonjesve, vetem 15 per qind e bizneseve zgjedhin zyrat e shtetit
Kompanitë preferojnë që punonjësit t’i rekrutojnë përmes agjencive private apo universiteteve me njohjet e tyre.
Zyrat e punësimit janë më pak të besuara në këtë aspekt ku sipas një ankete të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve vetëm 15 për qind e bizneseve përdorin këtë alternativë.
“Agjencitë private dhe universitetet (shkollat publike/private/profesionale) perceptohen si kanalet më të përdorura në gjetjen e fuqisë punëtore (edhe pse vetëm rreth një e pesta e kompanive të anketuara), ndërsa zyrat e punësimit janë më pak të përdorura (vetëm nga 15% e kompanive).
Ndërkohë, 30% e kompanive (70% prej të cilave sipërmarrës meshkuj) që i janë përgjigjur pyetësorit deklarojnë se asnjëherë nuk kanë menduar të adresojnë nevojën e tyre për punëtorë me institucione që punojnë në këtë drejtim”, thuhet në dokument.
I njëjti nënvizon se ndërsa efektiviteti i përgjithshëm i kanaleve të përdorura nga kompanitë për identifikimin e fuqisë punëtore mbetet përgjithësisht mjaft i ulët, bashkëpunimi/kanali më pozitiv në gjetjen e punonjësve shënohet me universitetet (kryesisht përmes kontakteve individuale me profesorët) dhe agjencitë private të punësimit.
“Bazuar në konsultimet e zhvilluara me kompanitë, zyrat e punësimit nuk konsideroheshin nga kompanitë si kanale efektive për kërkimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, për shkak të reputacionit të tyre se kanë të bëjnë vetëm me persona të margjinalizuar dhe me aftësi të ulëta dhe që nuk kanë akses tek punëkërkuesit e kualifikuar që kompanitë kërkojnë.
Edhe në këndvështrimin gjinor, sjellja është e njëjtë” raporton Sekretariati. Kompanitë angazhohen për të trajnuar punonjësit e tyre për nevojat dhe pozicionet specifike që kanë.
Nga të dhënat e sondazhit të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve rezulton se në përgjithësi kompanitë përdorin burimet e tyre të brendshme për të trajnuar punonjësit e tyre pa marrë parasysh ofrimin e trajnimeve profesionale duke përdorur kontraktimin e jashtëm.
“Konsultimet konfirmuan gjithashtu se kompanitë trajnojnë stafin e tyre duke përdorur punonjësit e tyre më të vjetër si trajnerë dhe/ose bëjnë riorganizim dhe/ose zëvendësim të stafit.
Kompanitë konsultohen me ekspertë në lidhje me trajnimin që kanë nevojë për këshilla, por ata e zgjidhin problemin e trajnimit brenda kompanisë së tyre.
Ndërsa, në rast të përdorimit të burimeve të jashtme për trajnimin e stafit të tyre, ato përgjithësisht i referohen universiteteve dhe agjencive private të punësimit”, nënvizon dokumenti.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/gjetja-e-punonjesve-vetem-15-e-bizneseve-i-besojne-zyrave-te-shtetit/
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)