Secondary Adv

Hapet gara per projektin Auto Moto Park, 5 kompani pretendente

Është hapur gara për Auto Moto Park, Cirkuitit të parë shqiptar, që do ngrihet në qytetin e Elbasanit.

 

5 studio ndërkombëtare të projektimit të strukturave të tilla do të futen në konkurencë për t’u bërë fituese të projektit. “Tilke GmbhandCo, Apex, Dromo Srl, Driven International, Test And Training International” janë studio që do të konkurojnë.

 

Cirkuiti I parë shqiptar do të ketë një pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m² ku do të zhvillohen një sërë aktivitetetesh automobilistike, gara kombëtare e ndërkombëtare sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobileve.

 

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se konkursi midis studiove do të zhvillohet në janar 2023 i cili pritet të nxjerrë fitues një projekt mbresëlënës nga ofertë-propozimet e garuesve të kualifikuar për fazën finale të projektimit të AMP – Auto Moto Park Albania.

 

Auto Moto Park është një porjekt, që do të përmbajë Akademinë Kombëtare të Sigurisë Rugore, Muzeun Retro dhe Akademinë e Restaurimit të Mjeteve Historike dhe një piëstë offroad Pistë offroad për të zhvilluar në mënyrë të kontrolluar sportet motorike që ushtrohen jashtë rruge.

 

Ky cirkuit pritet të jetë një destinacion tërheqës për garuesit e huaj dhe të zhvillojë turizmin dhe ekonominë vendase duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për organizimin e eventeve motorsportive./Burimi: SCAN


Më të lexuarat