![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Kredia ne euro me e larte edhe kete vit, rritet me 32 per qind
Euro po dominon kreditimin e ekonomisë shqiptare edhe gjatë këtij viti.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 10-mujorin kredia e re në monedhën europiane arriti në 943 milionë euro, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E konvertuar në Lekë me kursin mesatar mujor, kjo vlerë është e barasvlershme me 112.7 miliardë lekë. Kjo shumë është 2.5% më e lartë krahasuar me kredinë e dhënë për të njëjtën periudhë në monedhën vendase.
Kredia e re në Lekë për 10-mujorin kishte vlerën e 110 miliardë lekëve. Kredia në Lekë paraqitet në rritje me 5.3%, normë kjo shumë më e ulët krahasuar me rritjen e kredisë në Euro.
Nëse llogarisim edhe kredinë e re në Dollarë Amerikanë, që kishte vlerën e 46 milionë dollarëve ose 5.16 miliardë lekëve, mund të përllogaritet se kredia në valutë të huaj përbënte afërsisht 52% të kredisë së re për ekonominë gjatë 10-mujorit 2022, ndërsa kredia në lekë rreth 48%.
Duke parë strukturën e portofolit të kredisë për ekonominë, kredia në valutë ngelet dominuese në kredinë për bizneset, ndërsa kredia për individët në vitet e fundit ka një orientim të theksuar drejt lekut.
Kredia në Euro favorizohet nga disa faktorë, duke filluar së pari nga euroizimi i lartë i ekonomisë dhe sektorit financiar dhe dominimi i euros si monedhë në marrëdhëniet tregtare të vendit.
Përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të ulur Euroizimin e sektorit financiar deri tani nuk po japin shumë rezultat. Euro po bëhet gjithnjë e më dominuese në strukturën e depozitave të sektorit bankar.
Në analizën periodike të treguesve që monitorohen në kuadrin e strategjisë së deeuorozimit, BSH vlerësonte se në mesin e këtij viti depozitat në valutë arritën në 53.2% të totalit të depozitave të klientëve, rreth 1.4 pikë përqindje më lart se fundi i 6 mujorit të kaluar dhe 2.3 pikë përqindje më lart se një vit më parë.
Rritja e depozitave në Euro përbën një shtysë që edhe kreditë si një nga grupet kryesore të aktiveve të sektorit bankar të orientohen drejt monedhës europiane.
Analizat e deritanishme të Bankës së Shqipërisë kanë nënvizuar vazhdimisht se ulja e euroizimit të ekonomisë kërkon masa edhe nga institucionet e tjera vendimmarrëse.
Por, deri tani qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të synojë të ulë përdorimin e euros në transaksionet e brendshme ekonomike.
Banka e Shqipërisë vlerëson se, në situata kur kursi i këmbimit është i qëndrueshëm dhe luhatshmëria e tij është e ulët, agjentët ekonomikë kanë tendencën të rrisin volumin dhe frekuencën e transaksioneve të tyre financiare në valutë.
Kjo shoqërohet në përgjithësi me rritje të shkallës së përdorimit të valutës dhe ulje të vigjilencës ndaj rreziqeve që shoqërojnë ekspozimin e tyre ndaj saj.
Burimi: Monitor https://www.monitor.al/kreditimi-i-ekonomise-euro-po-mposht-lekun-edhe-kete-vit/
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)