Secondary Adv

Nafta ne bursa zbret ne nivelin me te ulet per kete vit

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë, kur preku edhe nivelin më të ulët për këtë vit.

 

Paqartësitë për ekonominë globale dhe pritshmëritë për norma më të larta interesi nga bankat qëndrore kanë ushtuar presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi, dhe po qëndron poshtë 80 dollarëve për herë të dytë për këtë vit.

 

Nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi. Rënia e ditës së djeshme ishte më e madhja që nga fillimi i shtatorit të këtij viti. Gjithashtu, çmimet po gjenden nën presion edhe nga paqartësitë në lidhje me politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale në takimin e javës së ardhshme.

 

Në anën tjetër, çmimet po gjejnë një mbështetje të lehtë nga raportimet e Reuters se qeveria kineze pritet të lehtësojë edhe 10 masa të tjera kundër Covid-19, të cilat do të njoftohen gjatë kësaj jave.

 

Por, aktiviteti i sektorit të shërbimeve në Kinë ka prekur nivelin më të ulët në 6 muajt e fundit, ndërsa ekonomitë e Europës po ngadalësohen me shpejtësi për shkak të kostove të larta të energjisë dhe rritjes së interesave./Burimi: SCAN


Më të lexuarat